Mjeku shqiptar vjen nga Amerika, i kalon pushimet duke vizituar falas bashkëfshatarët e tij: Populli im meriton respekt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku shqiptar vjen nga Amerika, i kalon pushimet duke vizituar falas bashkëfshatarët e tij: Populli im meriton respekt

21:05 | 05/09/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Alma Nikolli

Profesioni i mjekut më është dukur gjithnjë më i dobishmi, më njerëzori, më i vështiri e më shpresëdhënësi… I sëmuri e mbledh gjithë dhimbjen në sy dhe mundohet që me një shikim t’ia transmetojë atij që do mund ta shpëtojë, mjekut. E në jo pak raste mjeku nuk i ngre aspak sytë për ta parë e lexuar, shikimi i arrin deri te xhepi i pacientit. Gjithsesi, këtë herë dua të flas për anën humane të mjekësisë, ama duhet të përmendja pak të kundërtën e saj që ta vlerësoj më fuqimisht një veprim të rrallë.

Para pak ditësh “Altini i Mrizit” (Altin Prenga) postoi në Facebook fotografinë e një mjeku që kishte ardhur nga Amerika me pushime dhe vullnetarisht po bënte kontrolle shëndetësore për bashkëfshatarët. Sikur m’u lehtësua pak frymëmarrja e vështirësuar prej një gripi veror. E për të shmangur takimet gjithnjë të pakëndshme me mjekët vendosa ta kaloja në kushte natyrore, pa ilaçe. Dhe sa mirë që mora një “dozë” nga ai postim.

Një doktor që të viziton pa lekë, po që është lajm…lajm i bukur fort! Me shpejtësinë e tastierës dhe ndihmën e Altinit hyra në kontakt me mjekun Angjelin Shtjefni.
Doktor Angjelini është larguar nga Shqipëria në vitin 1996. Për një periudhë shtatë vjeçare, nga viti 1987 deri në vitin 1994 ka punuar në zonat më të thella të Pukës, siç i cilëson ai. Ai u emërua nga regjimi komunist për të punuar në fshatrat Tuç, Lak Rroshi e Qafe Bari, menjëherë pasi u diplomua si Mjek i Përgjithshëm në vitin 1987. Një rastësi e bukur, unë kam lindur dhe kam kaluar vitet e para të jetës në një nga këto fshatëra të thella…
Mjeku që lindi dhe u rrit 30 metra larg shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës, tashmë është integruar në sistemin mjekësor të Amerikës, ku punon në një spital në Jacksonville, Florida. Për disa ditë erdhi në atdhe dhe ofroi falas shërbime shëndetësore për bashkëfshatarët…Mbi të gjitha ofroi shpresë.
Doktor Angjelini më rrëfeu:
Dëshira për të ndihmuar bashkëatdhetarët nuk më ka munguar kurrë, jo vetëm në mjekësi por edhe në fusha të tjera. E realizova këtë vit, qëllimi ishte kompleks, por mesa pashë unë gjatë këtyre tre ditëve, edukimi rreth shëndetit çalonte në mënyrë të theksuar. Pa përmendur vështirësitë ekonomike. Ofrova falas analizat e urinës, sheqerit, kolesterolit, antibiotikë të llojeve të ndryshme, ilaçe për tension të lartë, diabet, alergji, dhimbje artikulare-muskulare, etj. Ishte një kënaqësi e veçantë për mua të shoh jo vetëm bashkëfshatarët e mi, por edhe të tjerë që kishin dëgjuar dhe erdhën. Gjithçka ishte falas për këdo që kishte nevojë. Ai popull meriton më shumë se sa një recetë dhe se në ç’farmaci të shkojë. Meriton respekt dhe profesionalizëm.
Etiketa: Alma Nikollialtin prengaAmerikëangjelin shtjefnifishtemjek

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Unë jam një nga një milionë e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë

Unë jam një nga një milionë e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

14:00 | 25/12/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

13:46 | 25/12/2025
Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

13:20 | 25/12/2025
Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

13:06 | 25/12/2025
Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

12:50 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –
  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –
  • Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –
  • Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –
  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com