Mjeku shqiptar me mision në Itali: Atje kuptova betimin e Hipokratit, se çdo të thotë të ndihmosh pa asnjë kusht – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku shqiptar me mision në Itali: Atje kuptova betimin e Hipokratit, se çdo të thotë të ndihmosh pa asnjë kusht

15:46 | 27/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Historia e një 35- vjeçari, një nga mjekët shqiptarë që shkuan në ndihmë të kolegëve italian, u ditët e fundit nga gazeta “La Repubblica”.

Mjeku shprehet se “megjithëse ai e dinte që COVID-19 mund ta kishte infektuar, ai përsëri shkoi në Itali”.

“Kam pasur një zënkë me gruan time, e cila nuk donte që unë të merrja pjesë në këtë mision, ndërsa prindërve të mi nuk u thashë asgjë sepse ata do të shqetësoheshin”, thotë kirurgu i lindur në Tiranë, një nga 30 mjekët e dërguar nga Qeveria shqiptare në Lombardi në fund të marsit.

Read more

Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –

Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulziun, por për të gjithë eksponentët e PS –

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit –

Turi Çiklistik 2026, ja akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë për 5 ditë –

Gazeta më pas i referohet një deklarate të kryeministrit Rama dhe thotë se Shqipëria “e vogël” vrapoi për të shpëtuar Italinë.

Sa i përket fjalëve të Ramës, gazeta përmend: “ne nuk jemi të pasur, por as nuk jemi pa kujtesë dhe nuk do të harrojmë kush na ka ndihmuar”.

U nis në Romë, i transferuar më pas me aeroplan ushtarak në Verona dhe prej andej në spitalin në Brescia, Ermali e përshkruan situatën si vijon:

“Kur mbërrita në njësinë e kujdesit intensiv kishte 60 shtretër, të gjithë të okupuar. Dy ose tre pacientë vdisnin çdo ditë. Pulmonologu italian, ekipit të të cilit unë iu bashkova, kishte rezultuar pozitiv disa orë pas mbërritjes time, megjithëse ai gjithnjë kishte mbajtur veshur maskën. Atëherë kuptova se sa i fshehtë ishte koronavirusi dhe fillova të shqetësohesha. Duke u nisur nga Tirana, mendova se gjatë qëndrimit në Itali do të hiqja dorë nga pirja e duhanit, por, që nga dita e parë, dyfishova numrin e cigareve ”, shprehet Ermali.

Ermal thotë se para se të nisej për në Itali ai e kishte parë situatën në TV, por realiteti në fakt ishte krejt ndryshe.

“Asnjë lajm në televizion nuk mund të përçonte atmosferën që ndjehej në repartet e spitalit. Pas disa ditësh, fillova të mësohesha me të dhe arrita të menaxhoja stresin”, shton ai.

Mjeku shqiptar thotë se mikpritja e kolegëve të tij italianë ka qenë e jashtëzakonshme, pasi ata e kanë mirëpritur bujarisht.

“Për sa më përkiste mua, u përpoqa të isha sa më i dobishëm, për shembull tregohesha i  disponueshëm për ndërrime me kolegët. Kjo për faktin se jetoja në një hotel dhe, ndryshe nga mjekët italianë, nuk kisha familje për t’u rikthyer pas punës,” thotë Ermali.

Më të gjithë pacientët Pashaj kishte krijuar marrëdhëniet më të mira.

“Ndjeva dhimbje të madhe për ata që kishin frikë se ishin braktisur nga familjet e tyre, sepse askush nuk mund të shkonte t’i shihte. Në mbrëmje telefonoja të afërmit e tyre për t’i njoftuar për shëndetin e të sëmurëve. Do ta kujtoj gjithmonë njërën prej tyre që më tha: “doktor, bëj gjithçka të mundshme për të shpëtuar babanë tim sepse dje varrosa nënën time”.

Që nga ajo tragjedi, ai rrëfen se ka mësuar shumë.

“Si mjek i ri, për herë të parë kuptova betimin e Hipokratit dhe çfarë do të thotë të ndihmosh ata që kanë nevojë, pa asnjë kusht. Kjo është arsyeja pse e konsideroj veten shumë me fat që e kam jetuar këtë përvojë “, thotë Ermali.

Pashaj deklaron gjithashtu se ai do të ruajë në kujtesën e tij autoritetin e shefit të departamentit të sëmundjes infektive, profesor Francesco Castelli, të cilin ai e përcakton “një njeri të thjeshtë dhe të përulur, pa orë ose këpucë projektuesi” dhe për të cilin të gjithë kishin një admirim të madh.

“Ai ishte një model dhe unë do të doja të dukem si ata, mbase pas 20 vjetësh”, thotë Ermali.

Ermali, megjithatë, ka një keqardhje: ditën e fundit përpara se të nisej për në Shqipëri, ai së bashku me kolegët e tjerë, u akuzuan për prishjen e qetësisë publike.

“Ishte një farsë. Tetë prej nesh ishin në një dhomë duke festuar me disa birra, për fat të mirë pas një muaji pune të lodhshme. 12 policë mbërritën në hotelin ku rrinim. Unë u prezantova si menaxher i grupit sepse isha më i moshuar dhe u thashë se; të gjithë u testuam dhe rezultuam negativ. Megjithatë policia, na raportoi për prishjen e qetësisë publike. Fatkeqësisht, nuk mbaroi këtu. Kur u kthyem në Shqipëri, përfunduam nën “linçim” për atë që ndodhi. Thuhet se ne shqiptarët gjithmonë humbasim në kohë shtesë. Kjo është ajo që na ndodhi “, përmbyll intervistën Ermal Pashaj./abcnews.al

Etiketa: Gazeta La RepublicaItaliKoronavirusimjeku shqiptar

Të Lidhura

Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –

Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –

nga 27
13:48 | 15/05/2026
0

Aktivistja demokrate, Evi Kokalari është shprehur se padinë në gjykatë për anulimin e zgjedhjeve në PD do ta shoqërojë shumë...

Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulziun, por për të gjithë eksponentët e PS –

Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulziun, por për të gjithë eksponentët e PS –

nga 27
13:38 | 15/05/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se brenda Partisë Socialiste po ndodhin përplasje të forta mes eksponentëve të saj...

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit –

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit –

nga 27
13:34 | 15/05/2026
0

Arti Papajani është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, me vendim të ministres së Shëndetësisë, Evis...

Turi Çiklistik 2026, ja akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë për 5 ditë –

Turi Çiklistik 2026, ja akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë për 5 ditë –

nga 27
13:26 | 15/05/2026
0

Disa akse rrugore në Tiranë do të bllokohen përkohësisht nga data 18 deri në 22 maj 2026, për shkak të...

Para
Rëndohet bilanci i koronavirusit në Shqipëri, detaje të reja të 4 rasteve në Fier

Rritet numri i të infektuarve me COVID, konfirmohen 117 raste të reja, 6 persona humbin jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –

Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –

13:48 | 15/05/2026
Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulziun, por për të gjithë eksponentët e PS –

Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulziun, por për të gjithë eksponentët e PS –

13:38 | 15/05/2026
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit –

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit –

13:34 | 15/05/2026
Turi Çiklistik 2026, ja akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë për 5 ditë –

Turi Çiklistik 2026, ja akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë për 5 ditë –

13:26 | 15/05/2026
‘Tërmet’ te Milani/ Cardinale përgatit revolucionin, drejt largimit edhe Igli Tare –

‘Tërmet’ te Milani/ Cardinale përgatit revolucionin, drejt largimit edhe Igli Tare –

13:14 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –
  • Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulziun, por për të gjithë eksponentët e PS –
  • Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit –
  • Turi Çiklistik 2026, ja akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë për 5 ditë –
  • ‘Tërmet’ te Milani/ Cardinale përgatit revolucionin, drejt largimit edhe Igli Tare –
  • Investigimi i ekspertit nxori bllof Ramën! “Diella” është vetëm një avatar bosh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –
  • Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulziun, por për të gjithë eksponentët e PS –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com