Mjeku britanik për Abc News: Vetëm testimi zbulon shpejt virusin. Me vaksinën hapen kufijtë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku britanik për Abc News: Vetëm testimi zbulon shpejt virusin. Me vaksinën hapen kufijtë (film)

11:00 | 02/06/2020
në Kryesore
0

Kur të shpiket vaksina dhe kur të ketë nivele të ulëta të virusit, duhen hapur kufijtë, sepse atëherë njerëzit do të jenë të testuar në vendet e tyre ose mund të testohen edhe në vendin që shkojnë.

Është ky opinion i dr. Anthony Cook, Ceo në Klinikën Laboratorike, Kembrixh në Britaninë e Madhe. Këtë deklaratë mjeku e bëri gjatë një interviste për gazetaren Mirela Milori në Abc News.

Doktori ka deklaruar po ashtu se COVID-19 do të rikthehet sërish në vjeshtë.

Read more

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

“Po do të ketë rikthim! Sidomos në fund të vitit, kur nis edhe sezoni i viruseve të gripit. Do të jetë e vështirë që të përcaktojmë se cilët pacientë do të kenë gripin normal, apo mund të kenë COVID-in. Përsëri duhen testime”, tha ai, ndërsa shtoi që vetëm vaksina mund të përmirësojë situatën.

Sipas tij, nëse nuk do të kemi një vaksinë deri në fund të këtij viti, dimri i ardhshëm do të jetë i rëndë.

Intervista e plotë e Anthony Cook me Mirela Milorin në Abc News:

Mirela Milori: Si është situate aktuale e Covid-19 në Britaninë e madhe?

Anthony Cook: Ne e kemi kaluar pikun e infeksionit, me rreth 3 milion njerëz që mendohet se ishin të infektuar, me rreth 40 mijë të vdekur, me një situatë domethënëse dhe të rëndësishme. Kemi dalë nga mbyllja dhe njerëzit mund të takohen tashmë, por përsëri duke respektuar rregullat e distancimit social.

Mirela Milori: Sa i rëndësishëm është testimi në menaxhimin e situatës dhe rihapjen ekonomike të vendit?

Anthony Cook: Shumë i rëndësishëm! Kur qeveria nisi fazën e testimeve ata e nisën me rreth 10 mijë testime në ditë, por më pas, më shumë se një muaj më parë, rreth  6 javë më parë ne arritëm në rreth 200 mijë teste në ditë.  Por ne arritëm edhe në fazën kur testonim rreth 450 mijë njerëz në ditë, dhe kjo ishte e nevojshme, për të dalë nga izolimi dhe mbyllja.

Mirela Milori: Çfarë mendoni për rihapjen ekonomike dhe jo vetëm të kufijve; po nisin komunikimet në Europë si edhe ato ndërkontinentale, a është një momet i duhur për këtë?

Anthony Cook: Mendoj se është pak herët për këtë hapje…! Duhet ende kohë që të mundim virusin. Mendoj se virusi është ende në nivele të larta në Britani; po lejohet një hapje e kufizuar disi, por mendoj që është pak herët për hapjen e kufijëve në vend. Gjithashtu virusi është në nivele të larta edhe në Europë, dhe më duket pak i nxituar vendimi për hapjen e kufijve. Është e nevojshme të kryhen sa më shumë teste, sepse duhet të gjurmohen dhe të zbulohen njerëzit që e kanë virusin.

Mirela Milori: Po, pikërisht, është çështja e njerëzve asiptomatik, që nuk kanë shenja, nuk e dinë që e mbartin virusin, dhe e përhapin e atë …Si mund të menaxhohet sa më mirë kjo situatë?

Anthony Cook: Qeveria britanike, ka prezantuar së fundmi një program kompjuterik të quajtur “Testimi dhe gjurmim”, dhe fillimisht, cilido që mendon se ka shenjat e virusit, bën një test, dhe më tej bëhet gjurmimi i të gjitha kontakteve që personi ka pasur. Problemi është se mendohet që rreth gjysma e njerëzve të infektuar nuk kanë patur shenja, ata nuk e dinin që kishin virusin, nuk kanë bërë testin dhe nuk e kanë kuptuar që po përhapnin sëmundjen. Pra testimi, vetëm testimi është mënyra më e shpejt për të zbuluar virusin, testim i popullatës.

Mirela Milori: Hapja e kufijve me vendet europaine, mendoni se do të ndihmojë gjatë këtyre muajve për atë që quhet “imuniteti I turmës”?

Anthony Cook: Personalisht mendoj se kur të shpiket vaksina dhe kur të ketë nivele të ulëta të virusit, duhen hapur kufijtë, sepse atëherë njerëzit do të jenë të testuar në vendet e tyre ose mund të testohen edhe në vendin që shkojnë.

Mirela Milori: Cila ka qenë ndihmesa e laboratorit tuaj në ketë situatë?

Anthony Cook: Ne kemi bërë teste për Covidin, kemi kryer teste tek personeli mjekësor dhe social kryesisht që kujdeset për të moshuarit. Ne e dimë që fatalitet më të mëdha kanë ndodhur tek mosha e tretë, dhe ne kemi testuar kryesisht personelin që kujdesej për ta, në mënyrë që mos të lejohet përhapja e sëmundjes tek këta punonjës dhe mos të lejohej hyrja e virusit në ambientet ku ka njerëz të moshës së tretë.

Mirela Milori: A mund të rikthehet pandemia, dhe si mund të jetë rikthimi i saj?

Anthony Cook: Po do të ketë rikthim! Sidomos në fund të vitit, që nis edhe sezoni i viruseve të gripit. Do të jetë e vështirë që të përcaktojmë se cilët pacientë do të kenë gripin normal, apo mund të ketë Covidi-n. Përsëri duhen testime, pra duhet testuar secili që ka shenja gripi, për të kuptuar se çfarë kanë…! Shtatori do të shënojë rikthimin, sidomos në Britani, që është muaji kur rikthehen viruset e gripit, në mënyrë të paevitueshme, do të ketë rikthim në atë periudhë.

Mirela Milori: Mendoni që do të ketë një shfaqje më agresive të virusit në shtator apo dhjetor, se më parë?

Anthony Cook: Po! Pyetje e mirë… ! Referuar pandemive të mëparshme të kësaj natyre, rikthimi i dytë i pandemisë, ka qenë më i keq se shfaqja e parë e saj. Nëse piku i parë i pandemisë ka qenë keq, rikthimi i dytë ka qenë edhe më keq, dhe rikthimi i tretë, që i bie zakonisht rreh një vit mbas shfaqjes së pandemisë, është rikthmi më i butë. Por nuk di çtë them për rastin e këtij virusi…! Nëse do të kemi një vaksinë nga fundi i këtij viti, mendoj se gjërat përmirësohen, por nëse vaksina shpiket në fund të vitit tjetër, mendoj se ky dimër do të jetë i rëndë….!

Mirela Milori: Ka opinione të ndryshme për vaksinën, ju si mendoni?

Anthony Cook: Mendoj që duhet gjetur, dhe duhet gjetur një vaksinë efikase. Mendoj se do të jetë si vaksinat e gripit që përdorim çdo vit, por për aq kohë sa nuk kemi asnjë model ku të bazohemi se si do të jetë vaksina, askush nuk di çfarë të thotë për të. Por mendoj që mbasi kanë kaluar disa forma virusi, si Sarsi etj, duhet një punë serioze për të gjetur të duhurën për këtë virus.

Mirela Milori: Ka mendime të ndryshme p.sh në SHBA është presidenti Trump që përfaqëson një opinion të caktuar për vaksinë dhe koronavirusin. Ju si mendoni se po menaxhohet situate atje?

Anthony Cook: Personalisht mendoj që SHBA, por shkojnë drejt një numri shumë të madh të vdekurish me qindra mijëra të vdekur. Mënyra si po e menaxhojnë, mendoj se kjo shifër do të dyfishohet ose trefishohet. Ata nuk po e marrin seriozisht si vendet e tjera që u prekën nga koronavirusi si Spanja, Italia, që vepruan me njëherë për të ndalur përhapjen duke hyrë në karantinë. Por amerikanët nuk po e bëjnë këtë, mendoj se situate atje do të përkeqësohet.

Mirela Milori: Pyetja e fundit, është si mendoni se do të jetë 2021, do të jetë një situatë më e përkeqësuar , referuar koronavirusit…

Anthony Cook:  Mendoj që do 2021 do të jetë një vit më i lehtë. Këtë vit do të shihni përparime fantastike përsa i përket terapive, përpjekjeve për vaksinën, mënyrën se si do të monitorohet ky lloj virusi. Ne ende po mësojmë për këtë virus, ai ka pak muaj që është shfaqur dhe ne kemi bërë përparime të dukshme shkencore për t’a njohur. Dhe mendoj që viti tjetër do të jetë më  mirë se ky, të paktën këto janë pritshmëritë e mia…!

Mirela Milori: Falemindeit që ishit me ne

Anthony Cook: Faleminderit juve, dhe kujdes!

Etiketa: Anthony CookgripiMirela MiloriMjeku britanikMjeku britanik për Abc News: Vetëm testimi zbulon shpejt virusin. Me vaksinën hapen kufijtëtestimevaksina

Të Lidhura

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

nga 27
20:33 | 20/12/2025
0

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

nga 27
20:15 | 20/12/2025
0

Një qyetar nga Kurbini ka replikuar me Sali Berishën, gjatë foltores me mbështetësit demokratë në këtë qytet. Qytetari i thotë...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

nga 27
19:53 | 20/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, në fshatin Barkanesh të Tiranës. Një 86 vjeçar me...

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

nga 27
19:39 | 20/12/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln...

Para

Ndërron jetë pacienti me koronavirus në QSUT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025
Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

19:27 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –
  • Të marrim në dorë fatin tonë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com