Anika Dokle, Shota e qytetit të lirë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Anika Dokle, Shota e qytetit të lirë

14:44 | 01/02/2016
në Shqiperi
0

Jetojmë në një sistem demokratik ku presupozohet se liria e fjalës nuk ndëshkon askënd. Në të vërtetë ekziston në masë të madhe autocesura dhe frika për t’i shprehur qëndrimet publikisht.  Ndaj kur ne gazetarët hasim qytetarë që shprehin mendimet e tyre lirisht dhe mbajnë qëndrim për çështje të rëndësishme i bëjmë ata pjesë të lajmit. I tillë është dhe rasti i doktoreshës Anika Dokle, e cila tashmë njihet për thumbimet e saj ndaj qeverisë, ministrit Beqaj e Rilindjes në tërësi.

Shpesh rebelizmi i atribuohet prejardhjes së saj. Anika është vajza e një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Socialiste, Namik Dokle, gjithashtu edhe personalitet i letrave shqipe me disa drama dhe romane.

Pasionin për politikën mund ta ketë trashëguar nga i ati, ajo ka arritur të krijojë tashmë një personalitet të qytetares së angazhuar, që pavarësisht profesionit që bën, shqetësohet dhe reagon për çdo gjë që ndodh në jetën politike dhe sociale të vendit.  E ndërsa respektin dhe dashurinë e mijëra familjeve ajo e ka fituar ndër vite për shkak të punës së saj si mjeke gjinekologe pranë Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koco Gliozheni”, (ku punon çdo ditë që prej vitit 2004), respektin dhe interesin e publikut e të medias, e ka fituar për shkak të angazhimit të saj si qytetare.

Read more

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Batuta e saj për politikat që po ndjek Ministria e Shëndetësisë për dhënien me konçension të shërbimeve spitalore, zuri head-linet e mediave, jo sepse Anika me këtë batutë kishte forcë të ndryshonte kursin e këtyre politikave, por pikërisht sepse ishte një zë i vetëm në mesin e detit konformist të mjekëve shqiptarë dhe në mungesë të zërave reale kritikë që prodhon sistemi i shëndetësisë nga brenda vetes.

Midis pasionit për profesionin fisnik të gjinekologes dhe qytetares së angazhuar kritike ndaj çdo gjëje negative.  Kjo është Anika, bija “problematike” e senatorit socialist, Namik Dokle.

“Jepe me konçension dhe furnizimin me ujë në QSUT, o Ilir Beqaj! Është institucion jetik spitali, or bablok!”- shkruante Anika N. Dokle në profilin e  saj në facebook duke shprehur ndoshta thjesht një mendim personal me humor, por duke tërhequr vëmendjen për rebelizmin dhe autoritetin me të cilin reagon.

Ajo duket sikur ka ndërmarrë një mision në interes të publikut në mënyrë krejt të pavarur pa qenë e lidhur me një angazhim direkt në politikë. Ky i fundit është modeli që ne jemi mësuar të njohim këto 25 vite.  Në fakt, Anika ka qënë dikur pjesë aktive e forumit rinor socialist FRESSH. Por me sa duket sot e sheh veten larg këtij forumi për të cilin gjithashtu ka kritika. Anika uroi kështu më 15 janar, përvjetorin e themelimit të këtij forumi.

“ FRESSH-istëve të hershëm dhe atyre të sotëm… Gëzuar!! Më shumë punë, më shumë dinjitet, më pak “futje duarsh” në asetet dhe pasuritë kombëare, më shumë oponencë qeverive dhe kur ato janë socialiste! Vetëm kështu mund ta mbajmë FRESSH aspiratën për të qenë socialdemokratë të mirë!!”

Vrasja e frikës për të thënë të vërtetën e ka bërë Anikën të jetë e duartrokitur nga njerëzit, por mesa duket një “kokëçarje” për eprorët. Ndërsa ministri Beqaj flet për reforma të mëdha në shëndetësi, mjekja i tregon atij përditshmërinë e së vërtetës në spitale, ku mungojnë aparaturat, ilaçet apo materiali laboratorik.  E parë me sytë kritikë të Dokles reformat që përmend ministri me realitetin në spitale, janë dy rrugë që ecin në kahe të kundërta, ose siç përshkruan ajo “zotërinj të kollarisur e të parfurmosur dhe zonja të veshura në Prada, që nuk duan t’ia dinë se çfarë nuk shkon në shërbimin spitalor por me lista emërore mjekësh në dorë bëjnë kontrollin e prezencës në Spitalet Terciare”.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është një nga ministrat më të sulmuar nga opozita dhe mediat për korrupsion dhe për problemet madhore me të cilat vazhdon të përballet shëndetësia në vend, por nëse ai ka një kritik të vërtetë, fjalët e së cilës djekin më shumë se çdo akuzë, është zëri i mjekes Anika Dokle.

Por ajo nuk ndalet vetëm të ministri i saj. Shkon më tej në thelbin e Rilindjes, pikërisht të kryeministri.  Me një përshkrim therës për ngjarjen e 21 janarit, Anika shigjeton direkt kryeministrin duke i kujtuar aleancën me atë për të cilin ndodhi ngjarja e 21 janarit, ku u vranë katër protestues.

“Ta kishe “ngrenë” ngjalën para 21 Janarit, mor burrë! Do e merrje pushtetin pa u bërë kurban 4 viktima të pafajshme. Se harrova, Saliu ndezi ndonjë qiri në kujtim të atyre të vdekurve të pakallur?! Mallkuar qoftë kjo ditë!!” shkruan Anika.

Një ndër statuset më të famshme të Anikës është edhe ai për vendimin e qeverisë për të blerë makina Jaguar për ministrat.

“I keni hyrë që i keni hyrë vençe…! Merrni dhe ca FERRARI për Urgjencat e Beqajt”, shkruante Anika Dokle ditët e debatit për këtë çështje.

Shpesh reagimet e mjekes së famshme janë me shumë humor.  Është fjala për mënyrën se ai ajo e perceptoi konfiktin e drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli me gazetarin e  ABC-së news, i cili e akuzoi për dhunë fizike. “”Druri ka dalë nga xheneti”, shfaqja më e re ne Teatrin Kombëtar. Black Comedy”

Me sa duket Anika e ka vendosur të jetë aktive në rrjetet sociale, megjithëse ka hasur në reagimet e atyre, për të cilët shkruan e ironizon. E quan luftë momentin kur niset të shkruaj në FB, por thekson e premton se nuk do të tërhiqet.

“Kur nisesh për FB zëre se nisesh për luftë. Një luftë që fitohet me vështirësi shpeshherë. “Hordhitë” e injorantëve janë të mirëorganizuara, ndërkohë që mendja endet e vetme. Por, është një luftë që vlen të bëhet. Të mban të informuar dhe jo të opinionuar. Dhe në shoqëritë demokratike kjo është domosdoshmëri!!”

Butësia e saj shfaqet në fotot me bebat e sapolindur, që siç thotë janë gjëja më e bukur në botë.  “Bebusha, bebusha dhe bebusha! I sheh dhe thua – Në djall të gjitha të tjerat!”

Midis pasionit për profesionin fisnik të gjinekologes dhe qytetares së angazhuar kritike ndaj çdo gjëje negative.  Kjo është Anika, bija “problematike” e senatorit socialist Namik Dokle.

Etiketa: 21 janaranika dokleedi ramafresshgjinekologeilir beqjakritikematernitetministria e shendetesise

Të Lidhura

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

nga 27 ok
15:45 | 28/04/2025
0

Në super tenderin e rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve në Poliçan puqen kryebashkiaku i korruptuar Adriatik Zotkaj dhe Eral...

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

nga 27 ok
15:42 | 28/04/2025
0

Fusha e sportit në Valias është kthyer në shesh korrupsioni, ku kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka favorizuar Astrit...

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

nga 27 ok
18:45 | 18/04/2025
0

Në 24 orët e fundit, Shqipëria u zgjua dhe u errësua me krisma armësh. Një atentat në Lezhë dhe një...

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

nga 27 ok
16:02 | 06/04/2025
0

Pasi i hëngrën fjalët dhe premtimet për vite me radhë, pushtetarët duket se do të hamë edhe lekët e tenderit...

Para
Ndryshon qëndrimi i PD: Arrestimi i Spiro Kserës është politik

Ndryshon qëndrimi i PD: Arrestimi i Spiro Kserës është politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com