• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mitropoliti Thimotheo: Vetëm shqiptarët me trimëritë e tyre e mundin turkun

22:45 | 27/10/2016
në Uncategorized
0

E këta, po t’u jepen armë dhe po të thërrasin ndihmë, bëjnë luftë të madhe që tmerrohet bota dhe do të shfarrosin gjithë turqit në ato anë dhe kjo do të jetë ndihmë e madhe.

Nga Arben Llalla

Lexo edhe

Djokoviç fiton për herë të 10-t Australian Open-in –

Makina përplasi për vdekje të riun, banorët protestojnë:Aks vdekje –

Putin i hapur për bisedime –

Arkivat greke fshehin dokumenta me shumë vlera për historinë e shqiptarëve ndër shekuj. Gjatë kërkimeve të mia në Arkivën e revistës “Besa”, (mars 1987), organ i shoqatës “Arvanitasit e Greqisë”, gjeta dokumentin e mëposhtëm, në të cilin shkruhet për trimëritë e popullit shqiptar. Ky dokument historik është i hartuar nga Mitropoliti Timotheos, gjë, për të cilin nuk kemi gjetur të dhëna se në cilin vend ka shërbyer si klerik i lartë. Mitropoliti Thimotheos në vitin 1572 i drejtohet Papës së Romës për ndihmë ushtarake për të luftuar turqit që në shekullin XVI ishin në kulmin e fuqisë pushtuese ushtarake në Ballkan e më gjerë. Në këtë dokument historik dalin shumë gjëra me vlera për shqiptarët dhe trimëritë e tyre. Në sy të bien disa rreshta të nënvizuara nga shkruesi i letrës Mitropoliti Timotheos, i cili kërkon me këmbëngulje që ushtria europiane e Papës së Romës të ketë në ballë të luftës ushtarë shqiptarë. Në këtë letër cilësohet që qyteti dhe rrethinat e Ohrit banohej dikur nga shqiptarë ortodoksë. Më poshtë letërshkruesi tregon se shqiptarët banonin në ishullin e Korfuzit, në qytetin e Janinës, Kosturit e gjetkë. Mitropiliti Timotheos përmend edhe shqiptarët në Itali, të cilët emigruan mbas vdekjes së Skënderbeut. Nga përmbajtja e kësaj letre na dalin qartë qëllimet e Mitropolitit Timotheos se shpëtimi i Europës nga pushtuesit turqë do të arrihet, kur në ballë të të gjitha forcave ushtarake do të viheshin trimat shqiptar. Megjithëse kishte mbi njëqind vjet që kishte vdekur kryetrimi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shqiptarët mbeteshin ushtarët më besnikë dhe trima për shpëtimin e Europës nga zgjedha turke. 1

Letër e vitit 1572 e Mitropolitit Timotheos drejtuar Papës së Romës

Kodi, Tetor. 74, fleta 65 a dhe në vazhdim

… siç të shkruaj në vazhdim, të nxirrni tjetër fuqi ushtarake të tokës, të rëndë, nga Mbreti Maksimilian, të dalë në Hungari, të kalojë Danubin, të marshojnë drejt Konstandinopojës, të nënshtrojnë turqit dhe hebrejtë, por të krishterët të mos i prekin, por të krishterët t’i bëjnë frëngj të lirë dhe t’u japin armë dhe të ngrihen edhe ata kundër të mallkuarit; tjetër fuqi ushtarake të hidhet kundër Konstandinopojës dhe të kalojnë me anije të shkelin tokën e pushtuar nga turku në Durrës; të jetë kjo ushtri deri më tridhjetë mijë vetë dhe të mbajnë pranë armë, t’u japin të krishterëve vendas, të ngrihen edhe ata kundër të mallkuarit; ai vend quhet Piria dhe është plot shqiptarë dhe këta japin betejë të madhe. Këta shqiptarë bëjnë meshë romane dhe janë latinë dhe kanë dhe peshkop latin, që varen nga Roma. Janë dhe të tjerë shqiptarë që bëjnë meshë greke dhe kanë edhe këta peshkop grek që varen nga kryepeshkopi i Ohrit. E këta, po t’u jepen armë dhe po të thërrasin ndihmë, bëjnë luftë të madhe që tmerrohet bota dhe do të shfarrosin gjithë turqit në ato anë dhe kjo do të jetë ndihmë e madhe. Dijeni, zotëri i shenjtë, shqiptarët bëjnë luftë të madhe kudo që të ndodhen dhe thojani këtë mbretit të Napolit për shqiptarët që shkojnë në luftë ushtarë. Në atë anë në Pire ashtu duhet të bëhet, tjetër fuqi të dalë në Zakintho në tokën e Moresë në Hlomuxi, sepse atje është fushë dhe ushtria gjen ushqim, të jetë edhe kjo ushtri e madhe dhe të mbajnë pranë armë për njerëzit vendas, t’ua japin, të ngrihen kundër atij të mallkuari, një pjesë tjetër ushtrie të dalë në Mani (Peloponez) tek shqiptarët e Moresë, ku Mani i Madh nuk i përfalet turkut. Shqiptarët janë më luftarakët e botës dhe burra të fortë, ata veç luftimit presin gjithnjë të bëjnë luftë më të fortë se të gjithë.4 Kështu po të veprojnë, në këtë mënyrë mundet turku, ndryshe, vetëm nga deti nuk mund të bëhet gjë, por vetëm duke goditur nga shumë drejtime, të mos ketë ku të veprojë më parë, dhe të krishterët deri në Levant vetëm shkas presin, sepse u mërzitën tepër domethënë mundimet e shumta dhe nga pagesa (taksa) e madhe dhe fëmijët e tyre turqëzohen, fëmijët e të krishterëve. Kështu do të bëhet, nëse cakton dhe rajatë të bashkohen dhe të kryejnë këto luftëra, se po e latë turkun, do t’ju hajë njërin pas tjetrit të gjithëve, tjetrit nuk i ka frikë turku, vetëm hirësisë sate dhe Mbret Filipit të Spanjës. Hirësinë tënde për çkishërimin, se çkishëron rajatë dhe bashkohen, Mbretin Filip, sepse kanë vend të fortë dhe njerëz trima, dhe shqiptarët, ku kanë zotërimet, se shqiptarët janë nga Levanti dhe e njohin vendin e turkut dhe e din turku ç’të keqe pëson nga shqiptarët, nga vasalët e tij që ka në zotërim. Dërgo e thuaju, kryezot i shenjtë, shqiptarëve vasalë të tu të shkojnë në luftë, sepse luftojnë burrërisht dhe besnikërisht dhe duan të bëjnë luftë të mirë. Përpos këtyre, edhe këtë: dije këtë që të shkruaj, do të kishe dërguar zbuluesit më të mënçur që do të mund të kishe patur edhe po të harxhoje shumë florinj, nuk do të kishin dëgjuar atë që të shkruaj, dhe përsëri, por të urdhërojë hirësia jote, dërgomë letër dhe disa shpenzime që të shkoj në Konstandinopojë të shikoj anijet që janë ndërtuar në Detin e Zi dhe ç’ushtri kanë krijuar, t’ju dërgoj përgjigje, dhe tash për tash nuk dëshiroj tjetër veç bekimit tuaj, amen.2

Nga Varshava e Mbretit të Polonisë.

Mars…

Numër RNE dhe RNS …..

Mitropoliti Timothe dhe robi juaj

+  Nëse urdhëron dhe bëj atë që të shkruaj, të të sjell përgjigje nga Konstandinopoja, dërgo me postë në Varshavë te kardinali që çove dërguesin dhe prej atij dua të marr letrën dhe të shkoj në Konstandinopojë e t’ju sjell përgjigje brenda muajit maj, nëse do të kem bekimin tënd.

+  Për ushtritë tokësore që ju shkruaj: njëra ushtri e Pirias, ku janë shqiptarët nga Durrësi, në kështjellën që quhet Turxhinio, që i afrohet Vlorës, ku shkojnë duke marrë vendin e duke dalë në viset e Ahridhës, dhe të tjerët sa shqiptarë që banojnë në Himarë, përballë Korfuzit, ngrihen edhe ata kundër të mallkuarit; dhe këta shqiptarë janë njerëz shumë të fortë dhe ngrihen duke shkelur Janinën dhe zbresin në Kostur dhe takohen me ushtrinë tjetër nga drejtimi i Pirias, në Vodena (Nausa e sotme shënim i A. Ll.) dhe dalin në Selanik, kurse ushtritë e tjera të Moresë, të Hllomuxit që duhet të dalin në Homuxi dhe në Manin (Peloponezin) e Madh, shkelin Morenë dhe përfundojnë edhe këto ushtri në Selanik dhe bashkohen të gjitha e shkojnë drejt Konstandinopojës, kurse ushtria tjetër, e mbretit Maksimilian, që zbret nga Hungaria, bie në viset e skithëve (diku nga ana perëndimore e Detit të Zi) pushtojnë vendin që quhet Serbi që banohet nga serbë dhe bullgarë dhe bëjnë meshë greqisht, dhe ushtria kalon viset e Sofjes dhe shkon në Maqedoni dhe vijnë edhe këto ushtri në drejtimin e Selanikut dhe takohen në fushën e Maqedonisë dhe andej, me vullnetin e Zotit, drejt Konstandinopojës. Kjo urdhëratë u bëftë që të fitojnë të krishterët, kryezot i përhirtë, tjetër nuk duhet të bësh përveçse të çlirosh gjëndjen e të krishterëve nga të mallkuarit pa respekt të dorës së ndyrë. Do të kesh lënë kështu një kujtim të pavdekshëm dhe do të kujtohesh përjetë. Do të duhej të t’i kishte shkruar një tjetër më i madh se unë, këto që po të shkruaj, po ka frikë mos e mësojë i mallkuari dhe e zhbën, ndaj në vend të tij po të shkruaj unë robi yt i vogli.3

Grekët dhe shqiptarët që banojnë në zotërimet e Napolit dhe në Mesina e në Palermo ka frikë turku, se ata janë koroneas, motoneas dhe moraitë dhe e njohin vendin mirë dhe prej tyre ka shumë frikë.

Dije se pasi mbretëroi, i mallkuari shiti gjithë kishat dhe manastiret e botës, që të mbledhë thesare për luftën dhe të ndërtojë anije që të luftojë të krishterët.

Marrë nga N. Elinomnimona, vëll. 18, 1924, fq. 29-32

Etiketa: arben llallaDanubiGjergj Kastrioti SkenderbeuhungariMitropoliti Thimotheorevista "Besa"shoqata “Arvanitasit e Greqisë”Shqiptarëttrimëritë

Të Lidhura

Djokoviç fiton për herë të 10-t Australian Open-in –

Djokoviç fiton për herë të 10-t Australian Open-in –

nga 27
14:15 | 29/01/2023
0

Novak Djokovic ka fituar për herë të 10-të Grand Slamin “Australian Open”. Në finale, Djokovic triumfoi 3:0 me sete ndaj...

Makina përplasi për vdekje të riun, banorët protestojnë:Aks vdekje –

Makina përplasi për vdekje të riun, banorët protestojnë:Aks vdekje –

nga 27
14:01 | 29/01/2023
0

Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan kanë dalë ditën e sotme në protestë për shkak të aksidentit të rëndë...

Putin i hapur për bisedime –

Putin i hapur për bisedime –

nga 27
13:47 | 29/01/2023
0

Zëdhënësi i Kremlinit i është përgjigjur deklaratave të kancelari gjerman Olaf Scholz i cili sot u shpreh se do të...

Valbona e mërzitur, banorët përpiqen ta ngushëllojnë –

Valbona e mërzitur, banorët përpiqen ta ngushëllojnë –

nga 27
13:35 | 29/01/2023
0

Pas Luizit edhe Valbona është ndjerë keq brenda në shtëpi. Ajo shfaqi një ndjenjë ankthi dhe u shpreh se është...

Para
“Gërmo Tare, gërmo…”

"Gërmo Tare, gërmo..."

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Djokoviç fiton për herë të 10-t Australian Open-in –

Djokoviç fiton për herë të 10-t Australian Open-in –

14:15 | 29/01/2023
Makina përplasi për vdekje të riun, banorët protestojnë:Aks vdekje –

Makina përplasi për vdekje të riun, banorët protestojnë:Aks vdekje –

14:01 | 29/01/2023
Putin i hapur për bisedime –

Putin i hapur për bisedime –

13:47 | 29/01/2023
Valbona e mërzitur, banorët përpiqen ta ngushëllojnë –

Valbona e mërzitur, banorët përpiqen ta ngushëllojnë –

13:35 | 29/01/2023
Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj mbërrin në SHBA –

Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj mbërrin në SHBA –

13:19 | 29/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Djokoviç fiton për herë të 10-t Australian Open-in –
  • Makina përplasi për vdekje të riun, banorët protestojnë:Aks vdekje –
  • Putin i hapur për bisedime –
  • Valbona e mërzitur, banorët përpiqen ta ngushëllojnë –
  • Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj mbërrin në SHBA –
  • Luizi është sëmurë, banorët i qëndrojnë pranë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Djokoviç fiton për herë të 10-t Australian Open-in –
  • Makina përplasi për vdekje të riun, banorët protestojnë:Aks vdekje –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com