• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mitizmi dhe paradokset e kryepeshkop Anastasit

12:44 | 03/08/2016
në Uncategorized
0

Nga Arben Llalla

Që nuk ishte panortodoks takimi i 18-26 qershorit në Kretë të Greqisë, këtë gjë, u kujdesën kishat jopjesëmarrëse ta cilësonin, fuqishëm madje. Që ishte një sinod i çuditshëm nga ata që s’ishin parë ndonjëherë në historinë e Kishës Ortodokse, edhe këtë gjë, u kujdesën teologë dhe peshkopë të mëdhenj ta thoshin, pasi ky sinod, nuk i ngjante asnjë sinodi paraardhës, pasi nuk ishte parë kurrë më parë që të mblidheshin 14 burra me delegacionet e tyre dhe të vendosnin për fatet e ortodoksisë botërore, bazuar vetëm në 14 vota (4 prej tyre munguan si shenjë proteste). Kjo gjë, edhe në mendjen më liberale ortodokse, përbën një paradoks të madh, pasi koncilet ekumenike vendimet i kanë marrë bazuar në qindra vota e firma peshkopësh nga e gjithë bota dhe jo nga klika të dyshimta.

Lexo edhe

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

Por, qëllimi i këtij shkrimi nuk është të analizojë paradokset e ortodoksisë botërore, pasi ato i kanë bërë tashmë mendimtarët kishtarë, por paradokset tona vendore këtu, pasi askush deri më tani, nuk ka guxuar të kritikojë kryepeshkop Anastas Janullatosin, pasi siç kemi thënë janë të gjithë të kapur nga buka e gojës.

Çudirat më të mëdha në këtë sinod, i shpuri kisha shqiptare, aqsa disa prej këtyre bëmave sot kanë marrë famën e anektodave panortodokse.
Si fillim, çudia e parë ishte, kur Janullatosi shpalli hapur se nuk mund të shkohej më me parimin e konsensusit, sepse sinodet ekumenike bazoheshin në parimin e votës së shumicës. Primati ynë i shquar tha se sinodet nuk kanë pse t’i ngjajnë atyre të mileniumit të parë, pasi ne mund të zgjedhim dhe forma të reja. Pikërisht, kjo deklaratë shkaktoi habi panortodokse, pasi si mundesh të thuash, që ne shpikëm një sistem sinodik të ri (14 votash) dhe të marrësh një parim sinodik të vjetër (shumicë e thjeshtë), kur dihet se në gjirin e 14 kishave autoqefale, shumica e tyre janë greke, përfshirë de facto edhe kishën tonë. Ata që e pranuan këtë sistem të ri sinodik e vunë qëllimisht për t’u siguruar nga abuzimet dhe nga ekspansioni grekoman parimin e unanimitetit. Nëse Janullatosi do t’i kthehet parimit të vjetër të shumicës, atëherë le të propozojë abrogimin e sistemit nonsens të një kishe konfederative, sepse kisha nuk është organizatë politike, as OKB-ja.

Sigurisht që sinodi nuk mori ndonjë vendim themelor dhe kishat nëpër botë po e deklarojnë vetëm si një mbledhje ndër ortodokse primatësh, vendimet e të cilës, nuk kanë kurrëfarë fuqie detyruese për t’u zbatuar, ndaj historia kishtare do ta konsiderojë këtë sinod si një konferencë verore në buzë të detit. Sigurisht, kronikat historike do të rregjistrojnë për herë të parë formimin e një sinodi vendor me gjysmën e anëtarëve, peshkopë të konvertuar nga Islami. Një çudi paradoksale të tillë, historia e ortodoksizmit ka 2000 vjet që nuk e ka dokumentuar. Për këtë risi botërore, Janullatosi sigurisht që duhet komplimentuar.

Por, primati ynë nuk u mjaftua me kaq. Për t’u justifikuar nga akuzat vendore që e sulmojnë atë për meshime dhe predikime greqisht, ai organizoi atje një meshë shqip, ku u kujdes që të mos meshonte vetë, as të mos lëndonte ndjenjat e pjesëmarrësve me peshkopët myslimanë, por vuri të vetmin peshkop ortodoks, i cili nga emocionet e tepërta, i ngatërronte frazat në greqisht dhe lëvizjet liturgjike, aqsa kur e mbylli Janullatosi mori frymë i lehtësuar.

Paradoksi tjetër ishte pjesëmarrja e korit shqiptar, i cili në Tiranë këndon himne greke dhe në Kretë, u detyrua për vitrinë të këndonte himne në shqip, por këto janë histori që duhen më shumë për konsum të brendshëm, ku Janullatosi do të betohet para besimtarëve se e do shumë shqipen.

Në fund të meshës, pas lavdërimeve tipike bizantine që shkëmbejnë primatët në të tilla raste, kryepeshkop Anastasit i dorëzoi Bartolomeos së Stambollit një album me foto nga “thagmat” që ka ndërtuar në Shqipëri, si për t’i thënë se kur u referohesh mrekullive të mia duhet të dish që këto dhe më të mëdha akoma bëhen lehtë, kur shteti grek të akordon fonde publike apo europiane vetëm për të bërë të mundur helenizimin e një kishe autoqefale dhe të popullit shqiptaro-ortodoks.

Janullatosi u kujdes, siç ka bërë këto 25 vjet që të kurojë me detaje kultin e tij të individit dhe të rishprehë sa herë që i jepet rasti, se po të mos qe për të KOASH-i as që nuk do të ekzistonte.

Paradokset vazhduan edhe në periudhën pas sinodit. Me t’u kthyer në Shqipëri, Anastas Gjerasimo Janullatosi vijoi me traditën e tij të vjetër, ku në festat e tij kryesore vendosen edhe ngjarjet kryesore të kishës, në mënyrë që populli të mësojë përmendësh jetën dhe bëmat e udhëheqësit legjendar. Ashtu si shumicën e veshjeve të priftërinjve, Janullatosi i bën në datat kyçe të përvjetorëve të arritjeve të veta në karrierën e dyshimtë kishtare, kështu edhe kësaj here, ai shpalli se 2 gushti i fronëzimit të tij të zhurmshëm, kur populli shqiptar thërriste kundër tij, këtë vit do të festohej në Librazhd.

Kjo do të ishte dhe dita, kur Janullatosi do të inaugurojë një investim për ndërtimin e një hidrocentrali, por që është i dyshimtë fakti, se si një kishë lokale i gjeti fondet, apo cili ishte burimi real për një investim të tillë. Natyrisht, cili autoritet do të mundet të kontrollojë nëse këto para janë të ligjshme, pasi KOASH-i në Shqipëri gëzon imunitet fiskal të çuditshëm. Gjithashtu, cili autoritet auditiv do të kontrollojë, nëse fitimet e këtij investimi në energjetikë, do të shkojnë për nevojat e kishës, apo të propogandës filogreke, e cila, nga këto fitime të konsiderueshme, do të marrë një hov të ri. Edhe kjo mbetet për t’u parë.

I vetmi veprim logjik dhe aspak paradoksal që ka bërë Janullatosi këtë periudhë ishte vizita e tij, në selinë e partisë greke të Demokracisë së Re, në Athinë, ku takoi Qirjakon, birin e Kostandin Micotaqisit, të ish-kryeministrit grek (1990-1993), të viteve kur Janullatosi u katapultua në Shqipëri, dinakërisht. Megjithëse Greqia e ka shpikur demokracinë, trashëgimi i pushteteve familjare, në parti dhe në shtet atje është i zakonshëm. Sigurisht që në këtë prag fronëzimi, Janullatosi e ka mirësinë për t’u treguar mirënjohës. Ai nuk mund të mos i shprehte falenderimet e tij të mirësjellta birit të atij, që ndërhyri fuqishëm pranë Fanarit, u pagoi rryshfete të majme pushtetarëve shqiptarë dhe detyroi gjithë makinën shtetërore dhe ideologjike greke për të vënë në jetë planin afatgjatë të instalimit të Anastas Janullatosit si kryepeshkop të KOASH.

Janullatosi është ende duke luajtur aktin e tij të fundit, të planit ogurzi, të iniciuar nga Micotaqisi i vjetër. Por a do jemi ne aq naivë, sa për ta lejuar që t’ia dalë? Unë e bëra detyrën time, jua thashë. Shtetarët shqiptarë, do e bëjnë të tyren?!

Etiketa: arben llallaçudiimunitet fiskalKisha Autoqefale e ShqipërisëKOASHkryepeshkop Anastas Janullatosiparadoksrisisinodthagma

Të Lidhura

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

nga 27
23:13 | 29/03/2023
0

Luis Enrique “u pendua” që mori Ansu Fatin në Kupën e Botës në Katar, sipas gazetarit Jose Felix Diaz të...

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

nga 27
23:09 | 29/03/2023
0

Një alternativë interesante ndaj shenjave të zodiakut dhe domethënies së tyre, është data juaj e lindjes. Pikërisht, numerologjia e datës...

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

nga 27
22:57 | 29/03/2023
0

Pyesni se çfarë ngjyrash nuk duhet të vishni në një dasmë? Këtu është një listë e ngjyrave që të ftuarit...

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

nga 27
22:45 | 29/03/2023
0

Sulmet në zemër kërcënojnë jetën e shumë njerëzve pavarësisht moshës. Formimi i pllakës në strukturën yndyrore në enët që ushqejnë...

Para
Bregu: Jo pjesë e ndonjë qeverie Rama, as makinacioni MetaX

Bregu: Jo pjesë e ndonjë qeverie Rama, as makinacioni MetaX

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –

23:13 | 29/03/2023
Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

23:09 | 29/03/2023
Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –

22:57 | 29/03/2023
7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –

22:45 | 29/03/2023
Lamborghini prezanton një supermakinë të re –

Lamborghini prezanton një supermakinë të re –

22:29 | 29/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –
  • Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –
  • Ngjyrat që nuk mund t’i vishni në një dasmë –
  • 7 ushqimet që parandalojnë sulmin në zemër –
  • Lamborghini prezanton një supermakinë të re –
  • Me këto 10 pije i thoni “lamtumirë” migrenës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ky është lojtari që Luis Enrique u “pendua” që mori në Katar –
  • Data juaj e lindjes zbulon sekrete mbi personalitetin tuaj –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com