Dy banesa janë përfshirë nga flakët në fshatin Gëziq, në Mirditë.
Shkak për rënien e zjarrit dyshohet një problem elektrik, pasi rrjeti ka qenë tejet i amortizuar.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse duke bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve pa shkaktuar dëme në banesat përreth.