Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka konfirmuar se së shpejti, ligji për amnistinë do të kthehet në parlament për t’u votuar nga opozita e re.
Gjatë takimeve të saj në qytetin e Vlorës, Gjonaj u shpreh se është mbledhur një grup pune që po punon për amnistinë.
Ky premtim i ministres vjen pikërisht në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit për të cilat ka dyshime të larta nëse do të zhvillohen.
Opozita ka deklaruar se nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje pa ikur kryeministri Edi Rama dhe pa patur një qeveri tranzitore
Ndërkohë nga ana tjetër, Gjonaj garantoi se me opozitën e re pritet votimi në parlament i amnistisë për të burgosurit, por nuk përmendi se cilët të burgosur do të përfitojnë nga kjo amnisti.
“Grupi i punës është mbledhur dhe po punon për amnistinë, por do të merret parasysh edhe ndikimi që mund të ketë në fushatë”, tha ajo.