• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria e Arsimit vendos juntat ushtarake në universitete !

17:35 | 03/03/2016
në Opinion
0

Nga: Artan Fuga

Jo,  universitarët nuk e gëlltisin këtë rregullore që na provokon me rastin e zgjedhjeve të drejtuesve të universiteteve publike. Ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme të drejtuesve të rinj !

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Punët kanë shkuar shumë larg. Na kërkohet të pranojmë dhe të bëhemi palë në shkeljen e ligjit dhe të Kushtetutës. Po provokohemi duke na kërkuar të pajtohemi që për një periudhë të papërcaktuar kalendarike të pranojmë vendosjen e juntave me persona të komanduar nga politika në të gjithë hierarkinë universitare. Ata mund të bëjmë pastaj çfarë të duan me universitetet, me pedagogët dhe studentët.

Na duhet të mbrojmë ligjin gjysëm-demokratik në fuqi nga sulmet dhe atentatet që i bëhen nga vetë autorët e tij. Vetëm në diktaturën moniste ka ndodhur që shteti të shkeli me takat e këpucëve ligjet që ka nxjerrë vetë. Kjo nuk është sjellje demokratike, as diktatoriale, kjo është sjellje tiranike sepse nuk njeh asnjë normë a ligj, të mirë a të keq, me të cilën pushtetari duhet t’i lidhi duart vetes së vet. Ligja trajtohet si një shuk letre i qullur që i hidhet universitarëve në fytyrë. « Dashkeni edhe të zbatohet ligji ju intelektualë ! Në satër ! »

Kemi arritur larg. Një ministër guxon që me anë të një projekt-rregulloreje të shkelë me të dy këmbët ligjin dhe Kushtetutën. A ka më llogaridhënie në këtë shtet apo jo ? A ka më përgjegjshmëri qytetare apo jo ? Vetëm një injorant mund t’a hajë gënjeshtrën se diktatura dhe tirania, komandat ushtarake, janë mënyra më e mirë për të bërë zgjedhje demokratike në universitete apo në shkallë vendit.

Me diktaturë nuk ndërtohet dot as demokraci, dhe as progres. Kush ka frikë nga zgjedhjet e lira në universitete dhe kërkon t’i manipulojë ato me çdo kusht ??? Larg kësaj kulture që do të na kushtojë shumë shtrenjtë po kaloi në universitete ! Na kërkohet që drejtësia, pra ankimimi, të bëhen me gjykata ad hoc, antikushtetuese, si në kohë lufte, me juristë të zgjedhur a të komanduar nga Ministria, a thua nuk e përcakton kushtetuta e Shqipërisë se cili sistem ka të drejtë të bëjë drejtësi në vendin tonë !

Jo, universitetet nuk mund të drejtohen me komanda ushtarake, me junta të komanduara pa asnjë legjitimitet ligjor dhe moral, nuk mund t’u jepen komisarëve politikë pushtete të pakufizuara as për periudha të caktuara!

« Diktatura e përkohshme » në Shqipëri është një koncept i dalë boje. Që nga Roma e Lashtë dhe më parë në Greqinë Antike, diktatorët e përkohshëm ishin tiranë.

Universitarët po provokohen rëndë duke i ndëshkuar të pranojnë të drejtohen me të komanduar si në kazermat ushtarake me komandantë, që për turp, mund të caktohen pa asnjë kriter, mund të kenë qenë edhe të dënuar, trafikantë, pa asnjë gradë shkencore, me formim nga kurse dhe shkolla me provime të marra pa ardhur në provim, me diploma fallco, madje edhe ndoshta analfabetë. Asnjë pengesë për të gjithë këta !

Ne duam të zbatohet ligja dhe të zgjedhim lirisht e të rinovojmë drejtuesit tanë !

Jo, juntave ushtarake në universitete !
Jo, puçit institucional në universitete !
Jo, « diktaturës të përkohshme » pa afat !
Jo manipulimit të zgjedhjeve të lira në Universitete me infrastruktura të komanduara dhe nën presionin e juntave ushtarake !

Jo teksteve zyrtare me gabime daktilografike, pa kulturë juridike, me gabime gjuhësore dhe logjike !

Etiketa: ad hocantikushtetuesArtan FugaGreqia Antikejunta ushtarakeMinistria e ArsimitRoma e Lashtëstudentettesktet shkollore

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Franca dhe Britania, presion Rusisë për sulmet në Siri

Franca dhe Britania, presion Rusisë për sulmet në Siri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com