“Jemi shumë të kënaqur për nismën e promovuar nga Austria dhe Italia, vende mike të Shqipërisë. Qëllimi është që në dhjetor të kemi një vendim të Këshillit Europian për të hapur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”
Kështu është shprehur sot nga Brukseli Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni, i cili ishte një ndër nismëtarët e takimit e“Miqtë e Shqipërisë” të zhvilluar ditën e sotme në Bruksel.
Ndërsa Ministri i Jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz, ka vlerësuar reformat e qeverisë shqiptare duke thënë se “I jemi mirënjohës kryeministrit dhe qeverisë shqiptare për gjithë reformat e bëra në Shqipëri. Gjithashtu i jemi mirënjohës Shqipërisë për rolin pozitiv dhe konstruktiv që po luan në rajon. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë ne”.