Ministri Ditmir Bushati çfarë do t’i tregojë birit të tij? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri Ditmir Bushati çfarë do t’i tregojë birit të tij?

21:16 | 31/01/2018
në Uncategorized
0

Në deklaratën e dikurshme nga foltorja e parlamentit, ministri Bushati, gati i mallëngjeu të gjithë, kur tha se si do ia shpjegonte fëmijës së tij nesër, ishim apo nuk ishim në luftë me Greqinë…

Nga Noela Yzeiri

Noela Yzeiri

Në tetorin e vitit 2016, për ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, Çështja Çame nuk mund të konsiderohej si një çështje pronash. Duke folur për herë të parë hapur nga foltorja e Kuvendit, Bushati tha se Çështja Çame ishte një çështje e të drejtave të njeriut, një Çështje Atdheu, një Çështje Kombëtare shqiptare. Një fjalim, në të cilin artikulohej kaq qartë Çështja e shqiptarëve të Çamërisë, e shpluhurosur vetëm për pak minuta nga harresa e qëllimtë politike, ishte një ngjarje e papritur. Qe hera e parë që një zyrtar aq i lartë i shtetit shqiptar do të thoshte me plot gojën se duhej të realizohej zgjidhja e Çështjes Çame dhe se ishte e papranueshme trajtimi i kësaj çështje nga vetëm një grup parlamentar, duke qenë se ajo i përkiste të gjithë shqiptarëve. Ndoshta, për një moment e patëm iluzionin që më në fund një përfaqësues i qeverisë po tentonte ta nxirrte Çamërinë nga muret e hermetizmit diplomatik, një çështje që në takime dypalëshe vetëm rrallë herë ishte përmendur nën zë,  nisur nga pozita tejet inferiore ndaj fqinjit. Një qëndrim i tillë është në fakt një detyrim që një shtet duhet të ketë ndaj raportit me historinë dhe qytetarët e vendit e tij. Por, gjithsesi per ne, që jemi mësuar me heshtjen absurde, të papërgjegjshme dhe frikacake të ministrave e kryeministrave paraardhës, ishte një qëndrim që gjithsesi vlente të përgëzohej. Tashmë në vitin 2018,  zotimi i Bushatit se “ne dhe fqinji ynë Greqia duhet të shohim njëri–tjetrin në sy për të zgjidhur problemet që kemi mes nesh” nuk tingëllon, veçse një mashtrim i madh për të mbledhur vota dhe kredo tek një grup shqiptarësh që përfaqësojnë një nga fatkeqësitë dhe dhimbjet më të mëdha që mund t’i ketë ndodhur qënies njerëzore.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pas një njoftimi ende të paqartë për shtyp nga ana e Ministrisë së Jashtme, ku konfirmohet marrëveshja për detin, ministri Bushati  nuk ka dalë ende të shohë në sy shqiptarët. Nga retorika “për të ndarë njëherë e mirë botën e civilizuar, për të ndarë njëherë e mirë përgjegjësinë individuale dhe kolektive sepse çështje e lirive të njeriut do të thotë që çdo pasardhës të shkojë në Çamëri për të nderuar të rënët” e deri tek bisedimet e ditëve të fundit me ministrin grek Kotzias, në të cilat Çështja Çame nuk përmendet askund, ka një ndryshim 360 gradë të qëndrimit të ministrit Bushati.  Qeveria e Ramës është gati të sakrifikohet vullnetarisht për interesat e këtij estabilishment-i , të cilin vështirë se do ta mbajnë për shumë gjatë në kohë, batutat kaçakshe të një personazhi folkloric, i cili kohën e lirë e kalon duke korrigjuar gabimet drejtshkrimore të shqiptarëve në facebook.

Në media është thënë se Kotzias ka deklaruar se pala shqiptare ka rënë dakord të pastrojë irredentizmat nga tekstet shkollore. Është qesharake të mendosh një gjë të tillë, ku për pesëdhjetë vjet në vend të së vërtetës, shqiptarët kanë jetuar me legjendën e çamit të “pabesë” që “të vriste natën dhe të qante ditën”.

Regjimi komunist e zhduku Çamërinë dhe Kosovën nga librat e shkollës duke krijuar një vakuum shumë të madh në kujtesën kolektive të shqiptarëve. Pas viteve ‘90-të disa as që e dinin fare se ku binte Çamëria dhe se çfarë kishte ndodhur në atë vend. Problemi është që as brezat e mëvonshëm nuk kanë arritur ta njohin siç duhet problemin çam, duke qenë se kalonte fare shkarazi në faqet e historisë të shkollave të mesme. Kurrë nuk është financuar asnjë studim që të hedhë dritë mbi fakte dhe ngjarje që dëshmojnë më gjerësisht se çfarë na kanë bërë grekët. Kurrë, asnjë zyrtar i shtetit shqiptar nuk ka denjuar të vendosë një tufë lule tek të vrarët e popullit të vet. Asnjë komb në botë nuk është sjellë kaq keq ndaj historisë së tij. Vetëm gaztorit më të madh të katundit më të vogël në Europë mund t’i shkojë në mend të tallet me dhimbjen e shqiptarëve, ndërkohë që në botën e qytetëruar ka një tjetër frymë, me të cilën përcillen kulturalisht dhe politikisht ngjarjet e së shkuarës. Ministri Bushati duhet të na bëjë me dije, a i kërkuar homologut Kotzias pastrimin e tekseve shkollore greke lidhur me pretendimin e Vorio-Epirit. Në deklaratën e dikurshme nga foltorja e parlamentit, ministri Bushati, gati i mallëngjeu të gjithë, kur tha se si do ia shpjegonte fëmijës së tij nesër, ishim apo nuk ishim në luftë me Greqinë…

Ligji i luftës është një relike e parëndësishëme përballë disa fakteve;

Shqiptarët çamë që nga data 27 qershor 1944, u gjendën të vetëm ballë përballë mizorive të egra të ushtrisë shoviniste greke.

Nga muaji qershor 1944 deri në vitin 1945 ushtria shoviniste greke rrënoi 68 fshatra dhe 5.800 shtëpi dhe xhami çame. Ushtarët shovinistë grekë masakruan 214 gra, 96 fëmijë, gjithsej 3.242 civilë çamë. Ushtarët shovinistë grekë përdhunuan 745 gra, rrëmbyen 76 gra dhe masakruan me bajoneta 32 foshnje nën moshën 3 vjeç.

Sipas meje zoti ministër këto duhet t’i tregojë birit të tij, dhe çdo shqiptar që duhet të njohë dhe të kuptojë tragjedinë e popullit e tij.

Bushati, duhet të na thotë se a i ka kërkuar homologut të tij, ndërtimin e një memoriali përkujtimor për masakrat ndaj një popullsie të pafajshme?

Zoti ministër, si mund të respektoni të rënët e një vendi tjetër, kur nuk keni respekt për të rënët dhe të masakruarit e vendit tuaj?

Zoti ministër, a i keni kërkuar homologut tuaj, se si është e mundur që në vitin 2018, ne e kemi sërish të pamundur të vizitojmë shtëpitë tona. Ndonjëherë unë e kam imagjinuar një fëmijë të Paramthisë, si ajo vajza e vogël me kapotë të kuqe që endet e pafajshme në zemër të tmerrit nazist, duke menduar se herët a vonë Shindleri do të kujtohet ta bëjë pjesë të listës së tij atë viktimë të adhurueshme të mbetur kaq vetëm në botë. Po, Spilbergu ka menduar që ajo njolla e kuqe në skenat dramatike bardh e zi të masakrës së Krakovës, të jetë një simbolikë e fuqishme e papërfunduar…

Etiketa: botë e civilizuarÇeshtja çameçështje atdheuÇështje KombëtareDitmir BushatiMinistri Ditmir Bushati çfarë do t’i tregojë birit të tij?Nikos KotziasNoela Yzeiri

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
9 shqiptarë të nisur me gomone nga Franca drejt Anglisë rrezikojnë të mbyten, i shpëtojnë britanikët

9 shqiptarë të nisur me gomone nga Franca drejt Anglisë rrezikojnë të mbyten, i shpëtojnë britanikët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com