Milionerët e Parlamentit…ja deputetët shqiptarë me nga 27 shtëpi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Milionerët e Parlamentit…ja deputetët shqiptarë me nga 27 shtëpi

18:42 | 28/05/2018
në Shqiperi
0

Top Channel tregoi mbrëmjen e të dielës në emisionin “Exclusive” sa shkon pasuria e parlamentarëve shqiptarë. Referuar të dhënave të “Open Data Albania” që ka publikuar deklarimet e pasurisë së viteve të fundit të 140 deputetëve, rezulton se pasuria e tyre arrin në të paktën 150 milionë Euro.

Kjo shifër është gjithsesi larg pasurisë reale, pasuri mungojnë të dhënat e pasurive të paluajtshme të deputetëve që prej shumë vitesh banojnë sallën e Parlamentit e që i kanë deklaruar ato në fillim, pa i cituar më në vijim.

“Exclusive”, në episodin me titull “Varfëria e Milionerëve”, analizoi edhe fenomenin e deputetëve të rinj të Parlamentit, ku bien në sy ata që vijnë nga bota e biznesit. Sipas Institutit për Studime Politike, biznesmenët politikanë zënë rreth 26% të Parlamentit, ose më shumë se një të katërtën e të gjithë deputetëve, duke përbërë kështu atë që konsiderohet kategoria dominuese në Parlament.

“Kjo përbën një nga paradokset e politikës shqiptare sepse të duash t’i drejtohesh një elektorati të varfër, me deputetë të pasur apo milionerë, kjo tregon që t’i nuk ke besim te mesazhi që do të përcjellësh tek elektorati”, shprehet Andi Bushati.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Spikat prezenca e personave që le të themi kanë pushtetin e parasë dhe tashmë vijnë të marrin edhe pushtetin apo mandatin apo garancinë që ofron pozicioni dhe mandati i deputetit”, thotë Aranita Brahaj.

Mes këtyre të rinjve milionerë, nga Partia Socialiste bie në sy Adnor Shameti, ish-pronar i Universitetit “Justiniani”, që ka një listë të gjatë prej 60 pasurish të paluajtshme. Sipas të dhënave të “Open Data Albania”, deputeti socialist disponon në total një pasuri prej 5.3 milionë euro.

Nga demokratët, dallon deputeti i Vlorës Agron Shehaj, që pas suksesit me biznesin e “call center”-ave, vendosi t’i futet politikës me zgjedhjet e vitit 2017. Pasuria e tij në total kap vlerën e rreth 23 milionë Eurove.

“Unë jam në gjendje të justifikoj çdo send të pasurisë time kështu që nuk kam absolutisht asnjë problem. Ne këtu flasim për një situatë ku politikanët hyjnë në politikë dhe kanë të ardhura normale dhe pastaj bëhen ministra dhe bëhen milionera. Kjo është një nga problemet më të mëdha. Përveç konfliktit të interesit kemi problemin e transparencës. Shumë politikanë, por edhe jashtë saj, kanë pasuri shumë të mëdha por nuk i kanë në emrin e tyre. Konflikti i interesit në këtë rast është i fshehur”, shprehet Agron Shehaj.

Edhe LSI ka biznesmenët e saj milionerë, ku dallon Agron Çela i Shkodrës me 11.4 milionë. Rekordin gjithsesi e mban Tom Doshi i Partisë Social Demokrate, me rreth 30 milionë Euro pasuri.

Edhe parlamentarët preferojnë ta kthejnë pasurinë në tulla e beton. 140 deputetët gëzojnë të paktën 360 shtëpi. Disa kanë 27, si Adnor Shameti dhe kolegu i tij demokrat Astrit Veliaj, ndërsa Tom Doshi rezulton me 15 shtëpi.

Ndonëse gëzojnë një mirëqenie të konsiderueshme, ligji u njeh mundësinë deputetëve të trajtohen me ndihmë ekonomike prej 35 mijë lekësh të reja në muaj, për të paguar qiranë e banesës, në rastet nuk kanë shtëpi në kryeqytet. Nga kjo mundësi përfitojnë aktualisht 10 deputetë, ku bien në sy ish-kryebashkiaku prej disa mandatesh i Beratit, Fadil Nasufi, demokristiani Nard Ndoka pasuria e të cilit përllogaritet në rreth 900 mijë euro, si dhe ish-këshilltari i Kryeministrit Rama, Fate Velaj, që pavarësisht se disponon një pasuri prej 1.4 milionë Eurosh falë koleksioneve artistike, kërkon ndihmën tonë për të paguar qiranë e shtëpisë.

http://top-channel.tv/2018/05/28/milioneret-e-parlamentit/

Etiketa: deputetëmilionaParlamentShqiperishtepi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Hysaj: Miqësorja me Kosovën? Duam të fitojmë, largimi Sarri-t nuk ishte lajm i mirë

Hysaj: Miqësorja me Kosovën? Duam të fitojmë, largimi Sarri-t nuk ishte lajm i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

18:05 | 15/03/2026
Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

17:41 | 15/03/2026
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –

17:17 | 15/03/2026
Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd –

Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd –

17:05 | 15/03/2026
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim –

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim –

15:29 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –
  • Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –
  • Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –
  • Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd –
  • Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim –
  • “Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –
  • Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com