• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miliarderi Selim Rusi në Dibër në prag të fushatës së 11 shtatorit

19:57 | 16/08/2016
në Uncategorized
0

Nga Ylli Pata 

Futboll dhe politikë. Zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër po bëhen me lëvizje të forta dhe me lobingje për të rritur influencën e mazhorancës të dëmtuar nga skandali i Shukri Xhelilit.

Lexo edhe

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

Përpara zgjedhjeve, një lëvizje e fortë është kryer në Peshkopi, duke sjellë një investitor shumë, shumë të fuqishëm në krye të klubit të futbollit “Korabi”, i cili tashmë ka dalë në Superiore edhe falë investimeve të bëra nga përtejdetit.

14030684_1093768000678836_2014758992_n-653x420

Siç duket ka qenë “asi nën mëngë” i Ramës që kur me reformën administrative bashkinë Peshkopi e quajti “Dibër”, duke lënë kështu të kuptohet vazhdimin natyral me Dibrën-qytet që ndodhet në territorin e Maqedonisë dhe që gjithmonë ka qenë qendra e krahinës së njohur të vendit.

Kështu, familja “Rusi” që është as më pak e as më shumë por familja më e pasur shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë 75% të Korabit, duke i lënë 25% bashkisë së Dibrës.

Selim Rusi është emëruar President i Korabit, ndërkohë që i ati i tij Turhan Rusi është “kumbara” i klubit.

Një përfaqësi i klubit Korabi ka kaluar kufirin dhe ka shkelur në banesën e Turhan Rusit në Dibër të Madhe ku i kanë dhuruar uniformën me numrin 1.

Vetë pronari i Korabit ka thënë se “klubet e tjera të Superiores duhet të tremben nga Korabi, dhe ka bërë të ditur se i biri do të blejë lojtarë të fuqishëm”.

Turhan Rusi i ka bërë thirrje lojtarëve dhe drejtuesve të grupit që të mos shesin ndeshjen për 1 mijë apo 2 mijë dollarë, duke shtuar se investimet do të jenë lumë.

Por kush është familja “Rusi” në SHBA?

Kreu i kësaj familje është Sal Rusi, të cilin Edi Rama dhe Hashim Thaçi e kanë emëruar konsull të Shqipërisë dhe Kosovës në New York.

Sal Rusi është një filantrop dhe miliarder nga New York-u. Një emigrant nga Dibra e Madhe ai është kthyer në një nga ikonat e City-t. Ka mbushur mediat amerikane pas blerjes së “Shtëpisë së Bardhë”, apo banesës që ka pasur një nga mafiozët më të mëdhenj në SHBA, Paul Castellane. Vila ndodhet në Staten Island, zonë elitare e New Yorkut.

Nga viti 2013 është emëruar konsull nderi i Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai ka një influencë të fuqishme në politikën amerikane.

Kandidatja demokrate për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, në shtëpinë e Sal Rusit nisi fushatën e mbledhjes së fondeve në komunitetin shqiptar në SHBA.

Sal Rusi, përveç aktivitetit të tij ekonomik si biznesmen ka edhe një fondacion që e drejton e bija, Florina Rusi, që merret me grumbullimin e fondeve për luftën ndaj kancerit.

Dy vjet më parë në Dibër të madhe u bë një samit i madh në banesën Rusi në Dibër, ku u takuan Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti, për të kordinuar punët e lobit shqiptar.

Përveç Selim Rusit, në krah të tij si investitor i Korabit është edhe Naim Agolli, një tjetër dibran i njohur në SHBA, krushku i Rusit.  korab amerika

Kjo ka bërë që në fund të sezonit, tifozët e Korabit shpalosën parrullën duke iu referuar poezisë së Nolit: “O Korab mo s’ki frikë se ke djemtë në Amerikë”.

Të dy ata kanë paralajmëruar lëvrimin e 100 mijë eurove për ndërtimin e stadiumit të ri të Korabit për t’ia përshtatur standardeve të Superligës.

Po a do të ndikojë kjo në zgjedhjet e 11 shtatorit në një mikroklimë ku gjithçka lëviz shpejt?!

Ndërsa në Tiranë nuk duket gjë, kanë nisur që gjërat të kenë një kahje të fortë në Dibër, edhe pse PS ka vendosur e vetme kandidatin e saj, mjekun Muharrem Rama pa e pyetur shumë LSI-në.

Ndërkohë, i zgjedhuri si kryetar i PD-së për Dibrë, ish-deputeti Rahim Kaleci është shkarkuar nga ky post dhe tashmë është në konflikt të hapur me qendrën. Ai nuk ka marrë pjesë ne prezantimin e kandidatit Sherefedin Shehi.

Kjo e detyroi Edi Palokën që të lëshinte një kërcënim të fortë që i ngjante filmit Ballë për Ballë, ekzaktësisht komandant Bermemës kur tha: “Nëse do të ketë njerëz që nuk do të rreshtohen me ne, ata do të konsiderohen si kundërshtarë dhe do të marrin të njëjtën përgjigje si kundërshtarët”! /tesheshi.com/

Etiketa: edi ramaekipi i KorabitHashim ThaciSelim Rusizgjedhjet ne diber

Të Lidhura

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

nga 27
14:25 | 23/03/2023
0

Partia Demokratike kryesuar nga Sali Berisha ka ankimuar vendimin e KAS për zgjedhjet e 14 majit ku njihet si kryetar...

Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

nga 27
14:21 | 23/03/2023
0

Kombëtarja shqiptare U-19 triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Maltës, në ndeshjen e parë miqësore të planifikuar për këtë muaj kundër...

Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

nga 27
14:19 | 23/03/2023
0

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar zonat e kryeqytetit ku konsumohet drogë, duke i ndarë me llojin që “preferojnë” më së...

BE pritet të mblidhet mbi liberalizimin e vizave për Kosovën –

Kosova, një hap më pranë drejt liberalizimit të vizave –

nga 27
14:11 | 23/03/2023
0

Komisioni për liritë qytetare, punë të brendshme dhe drejtësi i Parlamentit Evropian, ka miratuar edhe një herë vendimin për liberalizimin...

Para
Ish-i i Madonna-s, zbulon video të këngëtares para se të bëhej e famshme

Ish-i i Madonna-s, zbulon video të këngëtares para se të bëhej e famshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

14:25 | 23/03/2023
Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

14:21 | 23/03/2023
Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

14:19 | 23/03/2023
BE pritet të mblidhet mbi liberalizimin e vizave për Kosovën –

Kosova, një hap më pranë drejt liberalizimit të vizave –

14:11 | 23/03/2023
Ish-portieri i Manchester United kritikon Donnarumman –

Ish-portieri i Manchester United kritikon Donnarumman –

14:07 | 23/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –
  • Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –
  • Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –
  • Kosova, një hap më pranë drejt liberalizimit të vizave –
  • Ish-portieri i Manchester United kritikon Donnarumman –
  • Tentoi të korruptonte policin në kufi, procedohet 26-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –
  • Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com