Mijëra qytetarë në Berlin, ditën e sotme kanë marshuar në rrugët e qytetit për të kundërshtuar sulmet ruse në Ukrainë.
Qytetarët kanë marshuar në qendër të qytetit përpara Portës së Brandenburgut.
Disa nga protestuesit mbanin pankarta, ku shkruhej “Stop Luftës”, “Paqe”.
Sipas OKB-së, më shumë se 2.5 milionë njerëz nga Ukraina kanë kërkuar tashmë strehim jashtë vendit. Shumica fillimisht qëndruan në vendet fqinje.
Kujtojmë se, Berlini reagoi ndaj luftës ruse në Ukrainë duke rritur në mënyrë drastike shpenzimet e tij ushtarake.