Është pjesë e bukës sonë të përditshme por a është i shëndetshëm apo jo për shëndetin?
Mielli është përbërësi kryesor i bukës, produkti kryesor që nuk mungon asnjëherë në tryezën e shqiptarëve ashtu si edhe në mbarë botën.
Konsumi i miellit të rafinuar, ose ai që ne njohim si mielli i bardhë i përpunuar dhe që përdoret masivisht në përgatitjen e bukës së bardhë apo ëmbëlsirave të ndryshme është një faktor i dëmshëm për organizmin.
Për më tepër, ky produkt kaq i pranishëm në furrat e bukës por edhe në kuzhinat shqiptare, shteron energjitë e organizmit.
Mielli i bardhë i nënshtrohet disa ndërhyrjeve industriale të cilat shkatërrojnë integritetin ushqimor dhe vlerat e miellit.
Ndonëse sasi të vogla të këtij mielli nuk shkaktojnë probleme serioze, përdorimi i tepërt i tij mund të provokojë efekte të padëshiruara në organizëm.
Problemi qëndron në faktin se shumica e ushqimeve që ne blejmë në supermarket janë të gatuara me këtë lloj mielli, ndaj heqja dorë prej tij është tejet e vështirë.
Pavarësisht vështirësisë, është e rëndësishme që lexuesit të mësojnë më mirë pasojat e të ngrënit shumë miell të bardhë.
Rrezik në rritje për shfaqjen e diabetit
Njerëzit që konsumojnë miell të rafinuar çdo ditë janë më të rrezikuar nga diabeti në krahasim me ata që zgjedhin miell integral.
Mielli i rafinuar apo i përpunuar përmban sasi të mëdha të karbohidrateve të thjeshta të cilat rrisin nivelin e sheqerit në gjak.
Mbipesha
Ushqimet e gatuaara me miell të rafinuara janë disa nga fajtorët e mbipeshës dhe vështirësive që has metabolizmi.
Konsumi i këtij mielli është një nga pengesat më të mëdha për ata që duan të bien në peshë në mënyrë të shëndetshme.
Karbohidratet e thjeshta ngadalësojnë ritmin e metabolizmit, rrisini nivelin e sheqerit në gjak, akumulimin e yndyrnave në zonën abdominale.
Më keq akoma, këto karbohidrate shtojnë ankthin sepse nuk përmbushin nevojën për ngopje.
Komplikimet në tretje
Një nga karakteristikat e miellit të rafinuar është se gjatë përpunimit, humbet 80 përqind të fibrës dietike.
Në mungesë të tyre, ky produkt shkakton probleme dhe sëmundje në sistemin tretës dhe në zorrën e trashë.
Sasia minimale e fibrës shkakton vështirësi në organizëm për tretjen e ushqimit dhe konstipacion apo inflamacion.
Sikur kjo të mos mjaftonte, mielli shpërbën florën bakteriale në zorrë, shton gazrat dhe dhimbjet.
Sëmundjet inflamatore
Njerëzit që janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve inflamatore si artriti duhet të mos konsumojnë miell të rafinuar.
Sasi të vogla të tij mund të mos shkaktojnë probleme serioze, por përdorimi i rregullt i tij mund të ndezë reagimet inflamatore të sistemit imunitar.
Luhatja e niveleve të glukozës shkakton reagime të tilla që ndërhyjnë në transformimin e proteinës në energji.
Kur proteina akumulohet me tepricë, shkakton një reagim inflamator që shënjestron indet e shëndetshme.
Intoleranca
Intoleranca ushqimore nxit inflamacionin në trup. Mielli i rafinuar përmban sasi të mëdha gluteni, një lloj proteine që tretet me shumë vështirësi.
Depresioni
Ngrënia e ushqimeve të përpunuara ofron një ndjesi të përkohshme kënaqësie.
Megjithatë akumulimi i karbohidrateve ka lidhje me depresionin dhe vetë vlerësimin e pakët.
Këto substanca rrisin nivelet e glukozës dhe tjetërsojnë kiminë e trurit duke shkaktuar lodhje fizike dhe mendore.
Përveç kësaj, substancat e miellit shkaktojnë probleme me gjumin dhe efikasitet të ulët në punët e përditshme.
Nëse konsumoni rregullsht ushqime me miell të rafinuar ose të bardhë atëherë përpiquni të kufizoni sasitë e tij.
Eliminimi i plotë është i pamundur, por ju mund të zgjidhni alternativa të shëndetshme siç është mielli integral.
http://agroweb.org/lajme/miell-i-dobet-ne-treg-cfare-demesh/