Meta publikon artikullin e profesorit austriak: “Tonet e Ramës herë pas here nacionaliste” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta publikon artikullin e profesorit austriak: “Tonet e Ramës herë pas here nacionaliste”

10:35 | 19/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i shtetit Ilir Meta ka publikuar në faqen e tij të Facebook-ut një artikull të Paul Lendvai, ku flet për situatën në Shqipëri dhe Kosovë ku ndalet dhe tek kryeministri Edi Rama. Presidenti Meta fton qytetarët që të lexojnë shkrimin e profesorit të shquar austriak e publikuar ne “Der Standard”.

“Të dashur qytetarë, Ju ftoj të lexoni më vëmendje këtë shkrim të Profesorit Paul Lendvai, një nga personalitet e shquara më anti-komuniste në Europë, njohës i mirë i Shqipërisë dhe rajonit, si dhe mbështetës i palodhur i rrugëtimit të tyre europian.”, shkruan Meta në Facebook, ndërsa ka publikuar dhe artikullin e plotë të profesorit.

ARTIKULLI I PROFESORIT PAUL LENDVAI
Mos u impresiononi nga pikturat e tij por shikojini mirë ndikimin
Shqiptarët: forca e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirekuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar
Nga Profesor Paul Lendavi

Read more

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Botuar në të përditshmen austriake Der Standard, 18 shkurt 2020;

Shqiptarët ishin dhe janë një element i paparashikueshëm dhe i nënvlerësuar në politikën ballkanike të Bashkimit Europian dhe të Fuqive të Mëdha. Duke parë vendndodhjen strategjikisht të rëndësishme të Shqipërisë, Kosovës, e Maqedonisë së Veriut, forca shpërthyese e nacionalizmit shqiptar mbetet një faktor pasigurie i dorës së parë për shtetet fqinjë. Prandaj bllokimi i çeljes së negociatave të antarësimit në BE shkaktoi shqetësime të justifikuara në rajon.
Në Kosovë së fundmi Albin Kurti mori ofiqin e kryeministrit. 44-vjeçari, dikur radikal i majtë e rebel nacionalist premton tashti një kurs të moderuar por pa kompromise në çeshtjet themelore. Të tërë vëzhguesit e informuar theksojnë njëzëri reputacionin e tij si i pakorruptueshëm. Sidoqoftë duhet pritur për të parë sa do të zgjasë e premtuara “Epokë e Re”. E sigurt është që në Kosovë dhe në Shqipërinë fqinje politika nuk merret me nostalgjinë e “Shqipërisë së Madhe” por me luftën për shtetin ligjor e kundër korrupsionit.
Bisedat e mija në Tiranë e në qytete të tjera të Shqipërisë më lanë përshtypjen e një shteti të brishtë.
Kryeministri Edi Rama, i cili qeveris prej gjashtë vitesh, një piktor i njohur mori emër në sajë të rrjeti ndërkombëtar të artistëve dhe retorikës së tij. Tonet e tija herë pas here nacionaliste ( ai propozoi dikur një president për Shqipërinë e Kosovën) nuk duhet marrë seriozisht. Më shumë kujdes i duhet kushtuar ajo që kritikohet si kapja e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimi i hatashëm i karteleve të drogës në Shqipëri.
Tragjikomedi
Përfaqësues të Partisë Demokratike, e cila ka bojkotuar parlamentin e zgjedhjet, e quajnë tragjikomike verfikimin e magjistratëve dhe e quajnë qeverinë si “vetshërbim” por abuzimi politik me pushtetin e drejtësisë ka bërë prej dekadash dëme në adiminstratë. Megjithatë edhe kritikët më të ashpër të qeverisë Rama theksojnë se negociatat me BE duhet të fillojnë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë çmos për të rritur presionin mbi qeverinë dhe për të mbështetur transformimin e filluar.
Unë i përkas opinionistëve të paktë që kanë përjetuar në lëkurën e tyre diktaturën më mizore në Europë, regjimin vrastar të Enver Hoxhës dhë këtë përvojë e ndava me lexuesit e teleshikuesit. Po kështu edhe kur Milosheviçi, Mlladiçi e Karaxhiçi përgjakën shqiptarët e Kosovës.
Forca mahnitëse e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirëkuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar.
Professor Paul Lendvai është një personalitet austriak me origjinë hungareze i cili ka botuar shumë libra, ndër to edhe mbi Shqipërinë, e ka punuar edhe si titullar në televizion publik austriak.

Etiketa: Der StandardGazeta AustriakekosoveKryeministri Edi RamaProfesor Paul LendaviShqiperi

Të Lidhura

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

nga 27
23:03 | 03/06/2026
0

Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës,...

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

nga 27
22:43 | 03/06/2026
0

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por...

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Para
Meta, paralajmëron tjetër konferencë: Prova të reja për grushtin e shtetit

Meta, paralajmëron tjetër konferencë: Prova të reja për grushtin e shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026
Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

22:43 | 03/06/2026
Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –
  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com