Presidenti i Republikës Ilir Meta ka emëruar Shemsi Prençin si këshilltar të posaçëm për Emegjencat Civile.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të emërojë z.Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile”, njofton zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi përmes rrjetit social Facebook.
Prençi ka qenë drejtor i Emegjencave Civile gjatë qeverisë Rama, por u shkarkua një vit më parë..