Pas kalimit nen për nen të draftit në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, vetëm me votat e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka ardhur një reagim ashpër nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Deputetja e kësaj partie, Mesila Doda kujton se grupi i saj parlamentar nuk do të votojë kurrfarë projekti, nëse në të përfshihen ndryshimet kushtetuese, të cilat i hapin udhë ndryshimeve në Kodin e familjes për martesat homoseksuale.
Ja çfarë shkruan ajo në rrjetin social:
“Nuk e di si bëhen llogaritë me votat, por votat e #PDIU nuk do shkojnë asnjëherë kundër familjes.
Pro Familjes, Pro Referendumit. Rikthim i legjitimitetit në popull, jo pazar kryetarësh.”
Deputetja Doda ngulmon në kërkesën e kahershme të kësaj partie për kalimin e projektit në referendum popullor.