• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesila Doda: Më kërcënuan komunistët për dekoratat, por aq na bën (fjala e plotë)

19:30 | 14/04/2016
në Uncategorized
0

“Këshilli i legjislacionit ka 5 vite pa u mbledhur se kanë frikë të heqin dekoratat kriminelëve. Duhet të kemi ndërgjegje politike, t’i heqim këta tituj njerëzve që bënë krime”

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka kërkuar sërish nga Kuvendi shqyrtimin e propozimit për heqjen e dekoratave të kriminelëve të komunizmit. Në fjalën e saj në Kuvend, Doda ka theksuar se e ka marrë këtë nismë bashkë me nënkryetarin e Kuvendit, Shpëtim Idrizi, jo vetëm si deputetë, por edhe si studentë dhjetori. Ajo i ka bërë thirrje kolegëve të saj deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë të nisë shqyrtimin e këtij projekt-ligji. Doda ka hedhur dyshime për refuzimin e shqyrtimit të këtij propozimi, kryesisht nga Komisioni i Ligjeve.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

unnamed-2

“Keni lënë gjithë iniciativat përgjysëm. Dosjet nuk po hapen. Keni harruar ligjin e dekoratave. Kam kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, të nisë hetimin parlamentar si të nevojshëm për çështjen e ligjit të dekoratave. Ose Fkamur Noka gënjen, ose Spartak Braho ka fallsifikuar vendimin e Komisionit për dekoratat. Komunistët na kanë kërcënuar. Më kanë çuar mesazhe se më shpallin kolaboracioniste dhe se do dënohemi me gur në qafë në lumë si në Francë. Si t’u drejtohem të gjithëve? Jeni llum i kësaj shoqërie, jeni pjesa më e keqe e krimit. Nuk do ndalemi në kauzën tonë, ashtu si PD ka harruar të vetën, arsyen për shkak të së cilës u krijua. Ne do e vazhdojmë si studentë dhjetori.”

Mesila Doda nuk e kurseu as opozitën, tek tha se u formua mbi këtë kauzë dhe sot nuk guxon të pipëtijë që të heqë dekoratën “Heroi i Popullit” për Enver Hoxhën.

Ajo tha se nuk do të tërhiqet nga kjo betejë, megjithëse theksoi se është kërcënuar nga komunistët për ndëshkim për shkak të kësaj nisme.

unnamed-4

Fjala e plotë e deputetes së PDIU-së, Mesila Doda mbajtur sot në Kuvend

E nderuar kryesuese e seancës, të nderuar kolegë besoj që është nga rastet jo të shpeshta që ky Parlament merr në shqyrtim një ligj, të cilin sapo e ka miratuar dhe që brenda pak javësh detyrohet që ta rishohë. Pse ka ndodhur? Sigurisht që ligji që ka lidhje me atë që rëndom quhet dekriminalizim është një ligj, i cili hyri në mënyrë të sforcuar në Kuvendin e Shqipërisë. Hyri në një mënyrë të sforcuar, sepse unë mendoj se në asnjë parlament të botës administratat e larta duhet t’i nënshtrohen një ligji të tillë, duke menduar që ofiqarët kanë një staturë të caktuar dhe një background moral por edhe etikë njerëzore të formimit të tyre, i cili është krejt i veçantë dhe nuk duhet të mendohet të ketë probleme të tilla, problematika që kanë të bëjnë me pengesa penale, trafiqe apo krime të së kaluarës. E megjithatë, ky hyri dhe deri më sot pothuajse nuk kemi patur asnjë pasojë, asnjë rezultat të implementimit të këtij ligji dhe nuk është diçka e re. Kjo nuk është diçka që ndodh vetëm sot, ka ndodhur me disa ligje, ndaj ky Parlament duhet të jetë më koshient dhe duhet të jetë më i vërtetë në veprimtarinë e tij ose miraton një ligj dhe e zbaton, ose nuk futet për ta miratuar atë ligj. Po me të njëjtin standard, do të doja t’iu kujtoja që ky Parlament përpara rreth një viti, ka miratuar një ligj që ka të bëjë me hapjen e dosjeve, është një ligj që erdhi si pasojë e një iniciative që ne ndërmorrëm asokohe që kishte lidhje jo vetëm me hapjen e dosjeve, por edhe me largimin e zyrtarëve të inkriminuar. Nuk u pranua, sepse u mendua që do të ishte një ligj shumë ekstremist, i cili do të mundte të shkonte në largimin e personave të inkriminuar, ndaj paralelisht me të, ashtu siç ka ndodhur dhe herë tjetër, kryeministri depozitoi në emër të qeverisë një ligj që kishte të bëntë me hapjen e dosjeve. Sot, po bëhet rreth një vit e gjysëm qysh me fillimin e dorëzimit të këtij projektligji , rreth një vit qysh kur u miratua ligji siç e donte kryeministri dhe qeveria dhe deri më sot nuk është miratuar as komisioni që do i hapë këto dosje, as ka filluar një veprimtari, e cila do mund të fliste për një akt normal, për një akt real, ashtu siç u zotua kjo shumicë që do të mund të bënte. Besoj se kjo nuk është hera e pare, por kanë ndodhur edhe disa hapa të tjerë, qysh nga ai moment. Unë së bashku me zotin Idrizi depozituam një amendament që kishte të bënte me dekomunistizimin, duke u nisur nga një logjikë e thjeshtë, nuk mund të kërkojmë dot dënimin e krimeve të reja të trafiqeve e veprave të tjera penale, në qoftë se nuk i drejtohemi të kaluarës së këtij vendi. Akti i pandëshkueshmërisë, nuk nis sot, ai nis qysh në vitin 1991, qysh me fillimin e shtetit të tranzicionit shqiptar, ndaj nëse nuk do mund të ndëshkonim atë pikë të historisë, do ishte e vështirë që të kishim pasoja pozitive për aktet e tjera të mëvonshme. Në një farë mënyre, krimi mori amnisti qysh në vitet e para të tranzicionit , e mori krimi politik i asokohe, por edhe krimi penal i kohës. Kujtojmë që vrasjet e mëdha, krimet e mëdha nuk morën asnjëherë një shpjegim, një drejtim, një dënim. Në vitin ‘91 në asnjë lloj mënyre nuk u pranua nga spektri politik që të dënohej ajo periudhë, si një periudhë që i kishte hequr normalitetin, por edhe të ardhmen Kombit Shqiptar, por edhe aktet e pandëshkueshmërisë dhe krimet vazhdojnë të tërhiqen zvarrë deri në ditët e sotme.

Cili është shqetësimi im i sotëm? Arsyeja pse marr fjalën sot në këtë seancë dhe që kërkoj një shpjegim, sepse kam bërë dhe disa akte të tjera më parë. I jam drejtuar publikisht Komisionit të Sigurisë, i jam drejtuar publikisht kryetarit të Kuvendit, zotit Meta dhe i drejtohem publikisht kolegëve të mi deputetë, anëtarë të Komisionit të Sigurisë. Më datën 18 dhjetor ne kemi depozituar një nisëm që kishte të bënte “Për disa shtesa në ligjin për dekoratat dhe titujt e nderit” së bashku me kolegun tim zotin Shpëtim Idrizi, jo vetëm si përfaqësues të një force politike të PDIU-së, por edhe si ish-studentë të Dhjetorit, një titull i cili nuk është normal, i cili nuk është zyrtar, por për të cilin unë jam shumë krenare që kam qenë pjesë e asaj plejade njerëzish që kanë bërë të mundur ndryshimin e një sistemi. Fill pas zyrtarizimit dhe deklarimit publik të kësaj nisme, kryeministri që për herë të parë firmosi si deputet në fakt, së bashku me deputetin Taulant Balla sollën një nisëm paralele, e cila ka ndryshimet e saj por në thelb ka të bëjë sërish me ligjin e heqjes së dekoratave. Sot bëhen rreth 4 muaj, nuk është bërë asgjë për këtë nisëm që depozitoi kryeministri, por është bërë diçka që shkon përtej çdo procesi normal për trajtimin e një ligji, për ligjin e depozituar nga unë dhe zoti Idrizi, meqënëse kishin objekt të njëjtë, gjëja më natyrale do të ishte që të trajtoheshin bashkë me nismën e kryeministrit. Jo! Janë ndarë veç në Komisionin e Sigurisë, janë ndarë veç dhe janë çuar në Këshillin e Legjislacionit duke u trajtuar si një nismë, e cila ka një background antikushtetues. Më së pari antikushtetutshmërinë apo jo duhet ta vendosë një komision tjetër dhe ky komision si komision përgjegjës duhet t’ia kishte kaluar Komisionit të Ligjeve, i cili nuk e di përse sot nuk pranon ta marrë në shqyrtim ligjin e “Heqjes se dekoratave”. Mund të kërkonte marrje mendimi, si komision për dhënie opinioni nga Komisioni i Sigurisë dhe ai i Çështjeve Sociale, por nuk kishte asnjë arsye përse të mos kalonte qysh në fillim, por të zvarritej pafundësisht. Nga ana tjetër Këshilli i Legjislacionit ka 5 vjet pa u mbledhur. Imagjinoni 5 vite pa u mbledhur dhe i bie të mblidhet tani, sepse është frika që t’i heqim teneqet, t’i heqim dekoratat personave, të cilët kanë të kaluar kriminale në të shkuarën e tyre politike. Kush është problemi që t’i hiqet xhelatit dekorata? Sami Repishti, i cili e thotë, e deklaron dhe e denoncon në vetë të parë aktin kriminal të xhelatit të tij. Pse ky Parlament para 6 muajsh ishte i shqetësuar, kurse sot është krejtësisht në heshtje? Thuajse të gjithë keni rënë duke fjetur, kur e mendoni se çfarë nderimi i është bërë të kaluarës kriminale të këtij vendi. A keni ndopak, ndonjë fije ndërgjegje politike të gjithë ju që jeni këtu? E pra, nëse do të duhet që të ishte, që të ishim të vërtetë në të gjitha nismat tona sot ky Kuvend duhet të ishte në këmbë dhe duhet të kërkonte heqje të të gjitha nderimeve për personat, të cilët kanë marrë në mënyrë të padrejtë, sepse kanë në veprimtarinë e tyre akte të jashtëzakonshme të krimit.

Nga ana e Komisionit të Sigurisë ka shkuar në Këshillin Legjislativ vetëm për mendim. Zoti Noka ka rideklaruar se ne e kemi kërkuar që të shkojë vetëm në Komisionin e Ligjeve. Unë i kërkoj kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë që të nisë një procedurë hetimore a ka gënjyer Flamur Noka apo ka fallsifikuar procesverbalin Spartak Braho? Ky Parlament nuk mund të heshtë mbi fakte dhe procedura, të cilat bëhen dhe çbëhen brenda ditës. Janë shkresa të firmosura, janë përgjegjësi, janë deklarata të personave politikë brenda këtyre komisioneve dhe ne sot duhet të dimë të vërtetën.

A është e djathta për t’i hequr dekoratat xhelatëve? A është e majta që ka depozituar ndërkohë një projektligj të tillë shumë të ngjashëm për t’i hequr dekoratat xhelatëve? Nuk është çështje për të marrë bonuse politike ne dhe kjo për arsyen e thjeshtë se shumica e këtyre njerëzve nuk janë sot për këtë botë. Pak a shumë ju e keni kuptuar që kjo nuk është një çështje ku ne mund të luajmë politikisht, por është një akt moral për këtë Kuvend. Është një akt moral nga ne të nisim të fillojmë të punojmë nga ku duhet të ringrihet godina morale e këtij vendi, nuk mund të vazhdojmë më me sherrnaja idiote, me fjalë boshe, me fyerje dhe të mos mund të bëjmë dot dy akte, të cilat janë akte që do rinisin normalitetin dhe moralitetin në këtë institucion ku jemi sot. Unë besoj që një transparencë e tillë është e nevojshme jo vetëm duke ju përgjigjur kërkesës time zyrtare ndaj kryetarit të Kuvendit, por dhe duke kërkuar që brenda kolegëve të ketë një normalitet në mënyrën se si funksionojmë. Unë vazhdoj të mendoj që ne nuk kemi pasur as fatin që kanë pasur vendet e tjera të Lindjes, në Rumani të paktën, të paktën pati një dënim politik. Pati një Komision Hetimor, i cili u mblodh dhe e dënoi në mënyrë politike regjimin e kaluar. Këtu ka patur disa rezoluta, nuk ka marrë pjesë e majta, ka marrë pjesë një pjesë e së djathtës e megjithatë iniciativat nuk kanë shkuar kurrë deri në fund. Sot, ne të gjithë bashkë duhet të fillojmë të mendojmë për atë që Sami Repishti e thotë dhe në fakt është dhimbja e një klase të madhe njerëzish. Ai deklaroi që në të gjithë Lindjen të paktën personat e dënuar nuk i patën para syve xhelatët, në Shqipëri kjo nuk ndodhi, në Shqipëri i patën përpara syve xhelatët, i nderuan xhelatët, i morën dhe i vunë në një pjedestal. Dhe, sot zotërinj, ende Enver Hoxha, krimineli i këtij vendi mban titullin “Hero i Popullit”. Jua them në sy, sepse për herë të parë pas kaq vitesh politike kam marrë kërcënime të drejtëpërdrejta nga të gjithë grupet komuniste, postkomuniste, ekstrakomuniste, duke më deklaruar se do më ndëshkojnë si kolaboracionistët në Francë. Vazhdoj t’ju them që sot ndiheni të gjallë, pasi po ju shoh që jeni ditë për ditë në gazeta, media, po dëgjojmë historitë rozë të Enver Hoxhës, sa i përkushtuar ishte ai, Hysni Kapos, Mehmet Shehut.

Vazhdoj t’iu them që jeni pjesa më llum e kësaj shoqërie. Ju e keni privuar këtë vend nga një e kaluar normale që sot do të sillte një të ardhme tjetër. Ju jeni krimi kurrë i pandëshkuar në këtë vend dhe nuk më intereson asnjë nga ato që ju mendoni që mund të na stepin në këtë rrugë që ne kemi ndërmarrë. Ky vend do të duhet të ndahet një herë e mirë nga e kaluara. Në qoftë se disa forca politike që u krijuan me këtë kredo e kanë lënë në mes të rrugës ne nuk do ta lëmë në mes të rrugës.

Etiketa: Komunistëtkriminelet e dekoruar te komunizimitligji per heqejne dekorataveMesila Doda

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para

Fenomeni “Nishani” dhe Presidenca si instrument politik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com