Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Mesila Doda: Ku ndahemi ne si PDIU me Edi Ramën

Nga Media 0

PDIU është parti kombëtare, e cila e ka shtrirë praninë e saj në të gjithë Shqipërinë dhe jemi të bindur se do të fitojmë jo më pak se dhjetë mandate në zgjedhjet e ardhëshme.”

Sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, përsëriti qëndrimin e kësaj partie që pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje. Është pikërisht kjo pika, për të cilën PDIU duket se nuk merret vesh me kryeministrin Rama, i cili vazhdon të shfaqet i vendosur për të shkuar drejt zgjedhjeve edhe pa opozitën. E ftuar në  News 24, në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, Mesila Doda foli për krizën politike dhe rrugën e zgjidhjes që propozon PDIU. Ajo përsëriti pikat e Paktit Kombëtar për zgjidhejn e krizës duke theksuar domosdoshmërinë për dialog që do të çojë në një zgjidhje, ku opozita bëhet pjesë e zgjedhjeve, pasi sipas saj, zgjedhje pa opozitën nuk mund të jenë zgjedhje, por veçse votime.

Sekretarja e përgjitshme e PDIU-së i është përgjigjur pyetjeve për takimet që ka pasur ditët e fundit, kryetari i PDIU-së Idrizi, me Ramën dhe Metën. Doda tha që këto janë takime normale që shkojnë në funksion të zgjidhjes së krizës politike.

Ligjvënësja e PDIU-së, rikonfirmoi besimin se PDIU do të ketë jo më pak se dhjetë mandate në zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë ftoi t’i bashkohen PDIU-së të gjithë ata që besojnë në kauzat që kjo parti ka ngritur. Jo vetëm Çështja Çame është kauzë e kësaj partie, theksoi Doda duke renditur disa të tjera siç është Çështja e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ndryshimet në kushtetutë dhe largimi i nenit që cënon familjen e të tjera beteja politike që PDIU ka zhvilluar në Kuvend.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej