Mesila Doda: Brexit na mëson të bashkohemi në një Shqipëri

Duhet të lëçisni

Basha: Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet me platformën anti-mafia

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u zotua edhe njëherë këtë mbrëmje se trau i Rrugës së Kombit do të hiqet me qeverisjen e...

Visar Zhiti braktis Shqipërinë: Në vendin tonë, po përjetohet një demokraci e vështirë…

  Një tjetër intelektual, poet dhe shkrimtari i njohur, Visar Zhiti është larguar nga Shqipëria dhe ka vendosur të jetojë në Shtetet e Bashkuara të...

Zykaj: Tani janë 10 vende kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

Gazetarja e njohur, Erisa Zykaj, e cila raporton prej kohësh nga Brukseli, deklaroi për emisionin Çim Peka LIVE se nuk janë 5 vende kundër...

Basha: Rama do detyrohet të shkojë drejt mbylljes, përse s’heton prokuroria vdekjet nga covidi?

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga denoncimi që bëri, Lulzim Basha i kërkon sërish prokurorisë që të hetojë shifrat e vdekjeve...

“BE u katandis në një korporatë burokratësh njerëzish pa vizion e pa ide që nuk inspirojnë dot askënd”

mesila“Europa e sotme nuk ka asfare fytyrën që i kishin dhënë etërit e saj themelues”, shkruan deputetja e PDIU-së Mesila Doda. Ajo përcjell përmes një mesazhi në facebook, reagimin e saj për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Doda  thekson se BE i harroi arsyet përse u themelua dhe u katandis në një korporatë burokratësh, njerëzish pa vizion e pa ide që nuk inspirojnë dot kërkënd.  Deputetja Mesila Doda ka një mesazh për politikën shqiptare në këtë moment reflektimi për zhvillimet në BE: “A do ndërtojmë një strategji kombëtare mbarëshqiptare NE? A do e kuptojnë më së fundi miopët vendimarrës se nuk shkojmë dot përpara me troje e popullatë shqiptare të copëzuar në feude? Një dhe vetëm një është zgjidhja. Një Shqipëri e vetme me 7 milionë shqiptarë, një monedhë kombëtare, Leku që duhet të fillojë urgjentisht nga përdorimi në gjithë hapësirën shqipfolëse, një program arsimor. Një komb, një shtet, një Shqipëri e vetme”, shkruan Doda.

Deklarata e plotë:

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji “Per regjistrimin e adresave te shtetasve shqiptare qe jetojne jashte territorit te Republikes se Shqiperise”. /r/n/r/nLawmaker, Mesila Doda, speaks during a parliamentary session.

Vendimi u mor. Britania është zyrtarisht jashtë. Nuk kish’ pranuar asnjëherë të ndryshonte monedhën e saj kombëtare, apo të futej në zonën Schengen duke dëshmuar qysh herët një distancë me rregullat e Bashkimit, por ishte padyshim fuqia morale, noterja siç e quanin e vendimeve të Europës.

Besoj se pikërisht këtu nis një shkallë e madhe moskuptimi i projektit europian. Ai që lindi si bashkim i popujve që ndajnë vlera të njëjta, paqe, solidariteti, respekti ndaj jetës, progresi e ndihme reciproke përfundoi në një ndërmarrje ekonomike të përbashkët, ku i pasuri u bë dhe më i pasur, i varfëri u vafërua dhe më shumë. Europa e sotme nuk ka asfare fytyrën që i kishin dhënë etërit e saj themelues. Ajo u katandis në një korporatë burokratësh njerëzish pa vizion e pa ide që nuk inspirojnë dot kërrkënd. Është pikërisht këtu kriza e sotme e projektit europian dhe nëse nuk ridimensionohen marrëzitë e pushtetit të mëdhenjve që e shohin Europën si lopë për ta mjelë, projekti bëhet nul.

Në këto kushte rikthehemi tek ato çka kemi përsëritur prej shumë kohësh. A do ndërtojmë një strategji kombëtare mbarëshqiptare NE? A do e kuptojnë më së fundi miopët vendimarrës se nuk shkojmë dot përpara me troje e popullatë shqiptare të copëzuar në feude? Një dhe vetëm një është zgjidhja. Një Shqipëri e vetme me 7 milionë shqiptarë, një monedhë kombëtare, Leku që duhet të fillojë urgjentisht nga përdorimi në gjithë hapësirën shqipfolëse, një program arsimor. Një komb, një shtet, një Shqipëri e vetme.”

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Basha: Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet me platformën anti-mafia

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u zotua edhe njëherë këtë mbrëmje se trau i Rrugës së Kombit do të hiqet me qeverisjen e...

Visar Zhiti braktis Shqipërinë: Në vendin tonë, po përjetohet një demokraci e vështirë…

  Një tjetër intelektual, poet dhe shkrimtari i njohur, Visar Zhiti është larguar nga Shqipëria dhe ka vendosur të jetojë në Shtetet e Bashkuara të...

Zykaj: Tani janë 10 vende kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

Gazetarja e njohur, Erisa Zykaj, e cila raporton prej kohësh nga Brukseli, deklaroi për emisionin Çim Peka LIVE se nuk janë 5 vende kundër...

Basha: Rama do detyrohet të shkojë drejt mbylljes, përse s’heton prokuroria vdekjet nga covidi?

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga denoncimi që bëri, Lulzim Basha i kërkon sërish prokurorisë që të hetojë shifrat e vdekjeve...

FMN: Covid-19 goditi ekonominë shqiptare, paketa e ndihmës për qytetarët më e ulëta në Ballkan

Është publikuar raporti i FMN për Shqipërinë, lidhur me ndikimin që pati pandemia globale e koronavirusit. Në raport thuhet se Covid-19 goditi dhe dëmtoi ekonominë...