Kati i parë në një pallat në qytetin e Vlorës është përfshirë nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të “Ujit të Ftohtë” në qytetin bregdetar. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit teksa kjo situatë ka ngjallur panik tek qytetarët. Kjo pasi janë dëgjuar edhe shpërthime brenda ambientit.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.