Nag Elma Doresi
Ndahet nga jeta aktori Mërkur Bozgo.
Mërkur pse u vonove? Ti je përherë i pari nga aktorët që bëhesh gati për shfaqje?
-Elma ,po luante kombëtarja. Ku i dihet kur luan përsëri e nëse do ta shoh. Doja të të merrja njëherë të të thoja nëse mundej të mos isha në hapje të shfaqjes që ta shikoja.
Ashtu? Atëhere pse nuk more?
-Pse do ta bëje?
Qesha…(Askush nuk e di se sa do të jetojmë mendova) Natyrisht Mërkur!
-“Atëhere po iki zemër”, tha ai.
Atë natë shfaqja u hap pa Mërkurin.Telefoni im u mbush me mesazhe nga ato që kishin parë shfaqjen: “Elma ku është Mërkuri”, “Elma ka ndodhur gjë me Mërkurin”. Unë qeshja. Ishte një çmenduri si regjisore e di, edhe?Ai donte shumë ta shikonte atë ndeshje dhe mosha e tij nuk premtonte shumë.-“Mërkur të falenderoj!”
-“Faleminderit ti Elma për rininë që më dhuruat!”
Lamtumirë Xhepeto jonë !
Për të gjithë ata që duan t’i japin lamtumirën e fundit Mërkurit, sot, në orën 13:00, përcillet nga banesa e tij.