Merkel letër Bashës: Fund bojkotit të institucioneve, PD të hyjë në zgjedhje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merkel letër Bashës: Fund bojkotit të institucioneve, PD të hyjë në zgjedhje

17:22 | 27/03/2017
në Shqiperi
0

Pas mesazhit të Ambasadës së SHBA-ve që i kërkoi Lulzim Bashës t’i japë fund bojkotit të institucioneve dhe të hyjë në zgjedhje, zbulohet edhe një letër e Merkel, që apelon të njëjtën gjë.

Letra e plotë e publikuar nga zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, bënë me dije shqetësimin e thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe thotë se bojkoti është rruga e gabuar e ndjekur nga PD.

“Ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mundohet të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e mos regjistrimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një qeveri teknike; nga të gjitha grupet parlamentare“, thuhet në letër.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Letra e plotë:

Berlin, 23 Mars 2017

I nderuar z. Kryetar, i dashur z. Basha!

Pjesëmarrësit e mbledhjes së grupit tonë të punës të Ballkanit Perëndimor, e cila u zhvillua të martën, më 21 Mars me Dr. Heusgen, mu luten, të përcjellë tek Ju shqetësimin tonë të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri. Pasi grupi im parlamentar u angazhua fuqishëm për reformën në drejtesi në vendin tuaj dhe më pas kjo u votua edhe me votat e grupit Tuaj parlamentar më 21 korrik, ne tani jemi shumë të pakënaqur që kjo reformë e rëndësishme, e dëshiruar nga rreth 90% e shqiptarëve, nuk po vihet ne zbatim, sepse PD po bojkoton parlamentin.

Edhe ne jemi gjithashtu shumë, shumë te shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë fallsifikim të madh të zgjedhjeve si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera. Por ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mundohet të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e mos regjistrimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një ;qeveri teknike; nga të gjitha grupet parlamentare.

Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt BE-së . Dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU / CSU-se.

Kjo nuk është në interesin tonë!

Duke qenë se ka mënyra të tjera për të ulur rrezikun e zgjedhjeve jo të drejta, do të doja t’ Ju drejtoja lutjen tonë urgjente, për t’i dhënë fund menjëherë bojkotit parlamentar, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe per t´u regjistruar për zgjedhjet kombëtare pa vendosur parakushtet e përmendura më sipër.

Për këtë ne jemi të gatshëm t’ Ju ndihmojmë me të gjitha forcat tona për të ndërtuar ura dhe për të bërë gjithcka për të siguruar zgjedhje të drejta.

Gjithashtu për këtë duhet synuar progresi në procesin e dekriminalizimit dhe në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Dhe sigurisht ka edhe shumë mënyra të tjera!

E rëndësishme është të gjendet një rrugë e pranueshme nga të gjithë për të dalë nga kjo situatë e ngatërruar.

Ju lutem, na bëni me dije sa më shpejt të jetë e mundur, si ne mund t’Ju ndihmojmë.

Ne e bëjmë këtë thirrje për Ju dhe partinë Tuaj edhe me qëllimin e vazhdimit të bashkëpunimit mes grupeve tona parlamentare dhe partive, i cili deri tani ka qenë shumë i mirë dhe i ngushtë.

Urimet më të mira.

Etiketa: 18 qershoriCDU-CSULulzim BashaMerkelPDSHBA

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Largimi i Xhakës/ De Biasi: Nuk ndikohem nga thashethemet

Largimi i Xhakës/ De Biasi: Nuk ndikohem nga thashethemet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026
Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

20:05 | 04/06/2026
Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

18:59 | 04/06/2026
Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

17:31 | 04/06/2026
Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

17:13 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –
  • Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –
  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –
  • “Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com