Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka ftuar kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç për një vizitë në Brezovicë.
Gazeta serbe “Danas” shkruan se Thaci e ka ftuar kryeministrin serb për ski si turist në zonën që ai e konsideron si “margaritarin e Ballkanit”.
“Kur të forcohen themelet e urave të reja, do të jetë kënaqësia ime nëse kryeministri Vuçiç do të vijë për ski në Brezovicë dhe së bashku në këtë mënyrë t’i përçojmë mesazhet e paqes”– është shprehur Thaçi.
Ndër të tjera presidenti kosovar tha që “…duhet të punojmë me të gjitha komunitetet në Kosovë për zhvillim ekonomik dhe për vende të reja të punës. Ky është prioritet mbi prioritetet, e jo bërja e politikës dhe retorika ballkanike e nxitjes së luftërave.”