Gazeta serbe “Kurir” vazhdon t’i fryjë zjarrit për një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa kësaj here akuzon Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se ka nisur rekrutimin e njerëzve në kuadër të një plani për formimin sa më shpejt të Ushtrisë së Kosovës.
Gazeta serbe “Kurir” shkruan sot se Thaçi ka urdhëruar të bëhet një listë e të gjithë shqiptarëve që mund të bartin armë. Siç raporton “Kurir” plani i Thaçit për trajnimin e forcave shqiptare është provokimi i radhës për serbët.
“Kurir” pasqyroi më herët edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama të cilat i mori si kërcënim ndaj Serbisë. “Ndërsa Beogradi apelon për paqe dhe përmbajtje, shqiptarët nuk pushojnë duke kërcënuar me luftë. Rama ka shkuar edhe një hap më tutje duke kërcënuar se ‘Kosova dhe Shqipëria bashkarisht do ta mbrojnë territorin e tyre’ dhe se do të reagojnë në çdo ndërhyrje të Serbisë në territorin e Kosovës”, shkroi gazeta serbe.
/ballkanweb/