Media italiane: Tjetër skandal në Shqipëri, nafta u shitet rusëve dhe gjyqësori s’ndërhyn – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media italiane: Tjetër skandal në Shqipëri, nafta u shitet rusëve dhe gjyqësori s’ndërhyn

12:51 | 11/11/2017
në Shqiperi
0

Nga pianetaitalianews.it

FBI e kishte parashikuar një skenar të tillë të guximshëm dhe në fund shkoi ashtu siç pritej nga “007”-at përtej oqeanit.

Mashtrimi i madh shqiptar i Harry Sargeant III, manjati i falimentuar i naftës, mbi të cilin po hetojnë autoritetet amerikane, është kryer në Rusi, duke u ndërthurur bujshëm me një tjetër fill hetimesh të hetuesve amerikanë, ajo e lidhur me “thesarin” e zi të presidentit Vladimir Putin.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Le të fillojmë me një shifër zyrtare: rafineria e naftës në Ballsh, që i është besuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama një “inevstitori shumë serioz amerikan”, Harry Sargeant III në këmbim të premtimeve për përfitimeve ekonomike të pambajtura, ka kaluar tashmë në pronësi të “Gunvor”.

“Dhurata” e Ramës për ndërmjetësin “Made in SHBA” tani po shndërrohet në ekonomi reale. Sigurisht, jo në të mirë të vendit, por në favor të xhepave të Sargeant dhe të disa miliarderëve dhe mbrojtësve të tyre të korruptuar brenda “Pallatit”

Kanë mjaftuar 6 muaj menaxhim nga  ana e themeluesit të “International Trading Company” (e deklaruar e falimentuar në shkurt të vitit 2016 nga një gjykatë amerikane, pasi kishte më shumë se 100 milionë dollarë borxhe) për të tranformuar fatin e rafinerisë fatkeqe të Ballshit në operacionin më shqetësues të riciklimit ndërkombëtar që mund të ketë parë ndonjëherë Shqipëria.

Sergeant duhej të investonte 52 milionë dollarë në Shqipëri dhe të balanconte ndërkohë financat me borxhe të mëdha të kompanisë Armo, e cila kontrollon impiantin e përpunimit.

Ai, madje deklaroi synimin e tij për të investuar edhe 100 milionë dollarë në “Transatlantik”, një tjetër komapni energjetike shqiptare në gjendje të keqe financiare. Të gjitha këto, të marra si të mirëqena nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Sipas FBI dhe Departamentit të Shtetit të SHBA, ish-piloti luftarak i marinës amerikane Harry Sergeant duhej të hapte rrugën për mbërritjen e koracatës së Putin, duke injoruar çdo rezistencë “politike” apo kontroll.

Gunvor – thonë publikisht hetuesit amerikanë – është një nga “asetet” kryesore të thesarit të zi të Presidentit rus Vladimir Putin. Agjentët, që në zbatim të “embargos” kanë llogaritur pasuritë e fshehura të Putinit, citojnë dëshminë e një ish-këshilltari të tij, Stanislav Belkovski, që prej kohësh është vënë në dispozicion të organeve hetimore ndërkombëtare dhe ka treguar se si një pjesë e mirë e pasurive të presidentit përbëhen nga 75% e Gunvor, 37% e grupit të naftës Surgutneftegaz dhe nga 4.5% e kolosit Gazprom.

Vladimir Putin në Gunvor përfaqësohej deri pak kohë më parë nga Genadi Timçenko, një ish-kolonel i KBG që jeton në Gjenevë dhe tregohet – që nga fillimi i viteve ’80 – si një nga hierarkët më të besuar të presidentit rus.

E themeluar më 1997, për dhjetë vjet Gunvor u bë kompania numër tre në botë për tregtinë e naftës dhe komoditeteve nga Europa Lindore. Aktualisht administron 30% të eksporteve ruse. si kryetar të grupit, siti i kompanis shfaq zyrtarisht një operator suedez, Torbjom Tornqvist, konsull nderi i Suedisë në Gjenevë, i apasionuar pas barkave (skuadra e tij, Artemis Racing, ka fituar edicionin e 34-t të America’s Cup).

Me zyra në Gjenevë, Amsterdam e Qipro, Gunvor përhapet nëpër botë si një njollë nafte.

Tani edhe në Shqipëri, falë shërbimit të Harry Sargeant III, ekspert i madh i parajsave fiskale dhe i aleancave “të guximshme”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndoshta nuk është në dijeni të faktit që të gjitha shoqëritë e Sargeant – përfshirë ato “offshore”, për të cilat Departamenti i Shtetit ka hartën e plotë – janë në “listën e zezë” të qeverisë amerikane dhe nuk mund të operojnë në administratën publike.

Gjykata amerikane për aktet e korrupsionit jashtë vendit i ka përkufizuar aventurat e fundit të manjatit të naftës si “forma më e keqe e përfitimive nga lufta” e pahetuar kurrë, përfundim në të cilin kishte arritur edhe një komision special i Kongresit. Sargeant, gjatë luftës në Irak, kishte siguruar një kontratë me Departamentin e Mbrojtjes për furnizim të ushtrisë amerikane me karburant. Ai administronte transportin e karburantit – nga Jordania në Irak – në regjim absolut monopoli, pasi kishte korruptuar me dhjetëra miliona euro një apo më tepër anëtarë të familjes mbretërore jordaneze, të cilët i siguronin ekskluzivitetin e sektorit dhe përjashtimin me forcë të çfarëdolloj konkurrrence.

Pas tri kontratave të para me Departamentin e Mbrojtjes, Sargeant përgatit goditjen e katërt. Në rastin e marrëveshjes prej 2.7 miliardë dollarësh, vendos të përjashtojë ortakun jordanez që i kishte siguruar në fillim licencën e transportit në shkëmbim të pjesëmarrjes në biznes. Ish-marinsi vendos t’i kanalizojë ndryshe përfitimet për të shmangur thelën e madhe jordaneze.

Më 2008, Mohammed al-Saleh, dhëndri i Mbretit të Jordanisë – ortaku i Sargeant – nis procedurën ligjore kundër Sargeant në Gjykatën e Apelit në Florida, duke e akuzar për mashtrim, dhe më 2011 e fiton gjyqin: 29 milionë dollarë dëmshpërblim, plus 3.5 milionë dollarë interesa.

Ndërkaq, gjatë debatit dolën provat e akteve korruptive, të dokumentuara për të paktën 50 milionë dollarë, për të cilat nisën hetime voluminoze.

Në fund, më 2016, falimentimi, vendosur nga Gjykata Falimentare e SHBA.

Çështja bëri bujë, edhe për shkak se Sargeant ishte midis financuesve kryesorë të Partisë Republikane dhe mbështeste ekonomikisht fushatën elektorale të Mitt Romney e John Mc Cain.

Nga thellimi i FBI u zbulua gjeografia ndërkombëtare e kompanive të Sargeant në parajsat fiskale dhe një mal miliardash të fshehura nga taksat.

Pastaj, e pabesueshme por e vërtetë, pikërisht në muajt e errët të falimentit, mbërritja në Tiranë.

Deri sot, asnjë qindarkë nuk është investuar nga sipërmarrësi nga Florida në tregun shqiptar.

Por, shitja te Gunvor – siç pohojnë të mirinformuarit e sektorit – ishte programuar prej kohësh. Dhe provat e shitjes janë në dokumentat e paraqitur nga Gunvor pranë një banke europiane me filial në Tiranë, si garanci për furnizimin me lëndë të parë të destinuar për rafinerinë.

Po tani, çfarë do të bëjë drejtësia në Tiranë? Është e mundur që në një shtet të së drejtës institucionet të befasohen në mënyrë kaq të bujshme?

Dhe si do të sillet politika, e detyruar tashmë të bëjë llogaritë me thesarin sekret të Vladimir Putin, i vlerësuar në 40 miliardë dollarë dhe tashmë i zbarkuar edhe në Shqipëri falë një ish-piloti me yje e shirita?

Etiketa: edi ramaFBIHarry Sargeantnaftërafineria ballshRusishiperiVladimir Putin

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
106 vjeç në burgjet e komunizmit

106 vjeç në burgjet e komunizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com