Është publikuar mbrëmjen e djeshme një fragment nga intervista e të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili, dhënë për gazetarin investigativ, Artan Hoxha.
Në videon e transmetuar në emisionin “Opinion”, Balili tha se ka vendosur të vetëdorëzohet në këtë moment, pasi dosja e ardhur nga Greqia i është dhënë drejtësisë shqiptare.
“Drejtësia nuk kishte dokumentet e duhura që të më çonte në gjykatë e që unë të përballesha me drejtësinë. Vendosa të dorëzohesha në këto momente, pasi nga avokati më erdhi informacioni se dosja ka ardhur për t’u gjykuar. Çështja ime i kaloi drejtësisë shqiptare dhe unë e kam deponuar edhe vetë më përpara se do të dorëzohesha. Nga ky moment që dosja i kaloi drejtësisë shqiptare, unë jam i gatshëm të përballem”,- tha Balili.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:
/opinion/