McAllister: Stabilitet në Ballkan do të thotë stabilitet për të gjithë Europën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

McAllister: Stabilitet në Ballkan do të thotë stabilitet për të gjithë Europën

09:17 | 13/07/2017
në Kosove Rajon
0

Bashkimi Europian është i gatshëm e me vullnet që t’i pranojë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Një Ballkan i stabilizuar sjell stabilitet në të gjithë Europën, thotë eurodeputeti David McAllister për Deutsche Welle.

Intervista e Deutsche Welle me David McAllister:

Ekonomia në shtetet e Ballkanit Perëndimor po zhvillohet mjaft pozitivisht, megjithëse kuota e papunësisë me 20 për qind vazhdon të jetë shumë e lartë. Si mund të ndihmojë Bashkimi Evropian me perspektivën e tij të anëtarësimit?

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

BE do që t’i mbështesë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Të gjashta kanë një perspektivë të qartë evropiane dhe ne duam ta nxisim integrimin. Shtetet po i afrohen BE me shpejtësi të ndryshme. Mali i Zi është sigurisht pararendësi për momentin. Serbia po bën përparime. Por ne duam që të gjashta shtetet t’i përmbahen kësaj rruge, sepse ka një gjë që ne e dimë shumë saktë këtu në Bruksel: stabilitet në Ballkan do të thotë stabilitet për të gjithë Evropën. Ne duam të eksportojmë stabilitet në rajon. Po të mos e arrijmë këtë, atëherë mungesa e atjeshme e stabilitetit mund të vijë tek ne.

A bëhet fjalë këtu, vetëm për para, për të ashtuquajturat ndihma të para anëtarësimit? Ose cili është thelbi?

Natyrisht që ndihma financiare ka rëndësi jetësore. Ne i shpenzojmë paratë, në mënyrë që këto vende të jenë në gjendje të anëtarësohen në BE. Bëhet fjalë për vende të reja pune dhe për rritje ekonomike. Bëhet fjalë për infrastrukturë dhe arsim. Ne duhet të ofrojmë një cilësi të mirë jetese në qytet dhe në hapësirën rurale. Natyrisht bëhet fjalë për para, por nuk është vetëm kjo. Ne duam të bëjmë edhe të qartë që një anëtarësim në BE të ketë efekt pozitiv te sipërmarrjet dhe shoqëria. Por anëtarësimi në BE është edhe punë e rëndë.

Ekziston shumë zhgënjim tek njerëzit në shtetet e Ballkanit Perëndimor, sepse afrimi me BE dhe procedurat e anëtarësimit po zgjat që prej 17 vjetësh. Kur do të marrë fund pritja?

Në vitin 2013, kur Kroacia u bë anëtare e BE ne pamë se vende, që kanë bërë pjesë në ish-Jugosllavi, kanë mundësi që të anëtarësohen në BE. Mendimi im është se një vend, që mbështet vlerat tona dhe që kalon një proces shumë të ndërlikuar anëtarësimi, do të hyjë në BE, sapo të jetë me të vërtetë gati. Pra në radhë të parë varet nga shtetet kandidate, si do të avancojnë punët. Ne po shohim përparime. Mali i Zi negocion për 20 nga 39 kapitujt e anëtarësimit. Serbia ka 10 kapituj të hapur. Po të eci gjithçka pa probleme, Shqipëria mund të nisë ndoshta vitin e ardhshëm bisedimet zyrtare të anëtarësimit. Tri shtetet e tjera, Maqedonia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë pak më mbrapa, por kanë një perspektivë të mirë.

A është i gatshëm për anëtarësim Bashkimi Evropian?

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e bëri të qartë se në këtë legjislaturë (deri në qershor 2019) ne nuk do të pranojmë asnjë vend. Por kjo ishte edhe e qartë, sepse BE është ende duke përpunuar zgjerimet e viteve 2004, 2007 dhe 2013. Në parim Bashkimi Evropian është i aftë dhe i gatshëm për pranim. Por më parë duhet të marrë përgjigje pyetja, nëse shtetet kandidate janë vërtet të gatshme dhe që t’i kenë zbatuar me të vërtetë reformat. Kemi nevojë për përparime në gjërat themelore, në sundimin e së drejtës, në lirinë e medieve, në demokracinë e fortë, në të drejtat për opozitën, në tolerancën fetare. Këto janë vlerat kyçe. Megjithë disa hapa pas, unë jam optimist që shtetet e Ballkanit Perëndimor do të zhvillohen në këtë drejtim.

Etiketa: BallkanBEDavid MCallisterintervistëstabilitet

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Çmenduri në merkato, Milani ofron 2 futbollistë për Bonuçin

Çmenduri në merkato, Milani ofron 2 futbollistë për Bonuçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com