Partia Demokratike ka reaguar për mbylljen e biznesit të deputetit demokrat Agron Shehaj nga policia, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për hakmarrje politike pas denoncimeve të deputetit për ministren Olta Xhaçka dhe ish ministrin Damian Gjiknuri.
Në një reagim për mediat, zëdhënësja e PD, Floriana Garo akuzoi kryeministri Rama se vetëm muajin e fundit i dha kompanisë së Saliallarit 8 milionë euro, ndonëse sipas saj, ky i fundit ka ndërtuar pallate pa leje.
“I kapur për vjedhje të rënda bregdeti deri te inceneratorët me miqtë e tij Rama është verbuar jo vetëm nga makutëria por dhe hakmarrja e verbër politike. Salillarin e tij me pallat pa leje Edi Rama as nuk e burgosi as e bllokoi biznesin por i dha 8 milionë euro para publike vetëm muajin e fundit. PD dënon me forcën më të madhe aktin e hakmarrjes primitive të Ramës ndaj deputetit të saj Agron Shehaj. Bllokimi i biznesit pa vendim gjykatë është një vepër penale. Duhen ndëshkime për shkelësit e ligjit dhe kompensim të drejtë për të dëmtuarit, këtë kërkon shteti ligjor”, tha në një reagim për mediat zëdhënësja e PD Floriana Garo.