• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon të dijë origjinën e materialeve shfajësuese

17:38 | 20/05/2022
në Kosove Rajon
0

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar që të dijë nëse materialet shfajësuese që po nxjerrë Zyra e Prokurorit të Specializuar e kanë burimin te shërbimet sekrete apo te prokuroritë serbe.

Më 20 maj në Dhomat e Specializuara po mbahet seanca e 12-të statusore në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga ZPS-ja.

Lexo edhe

Rezervoi takim online, 22-vjeçari përdhunohet nga transgjinori

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, tha se ZPS-ja ka zyre në Beograd dhe kërkoi nga ky institucion që të tregojë se cilat materiale shfajësuese i ka marrë nga Serbia.
“Të gjitha dokumentet e nxjerra nga serbët duhet të na i japin neve”, kërkoi ai.
ZPS-ja tha se deri më tani ka nxjerrë mbi 5,500 materiale shfajësuese dhe se po bën këtë sa më shpejt që po mundet.
Por, avokatët përmenden disa raste kur materiale që ZPS-ja i ka siguruar më 2015, po nxirren tani për palën e mbrojtjes. Kjo sipas tyre po zvarrit procesin.
Gjatë seancës u përmendën raportimet mediale se senatori amerikan, Dick Marty, ka qenë në qendër të një komploti për vrasje nga shërbimet sekrete serbe, të cilat kanë dashur që fajin t’ia lënë shqiptarëve të Kosovës.
Avokati i Veselit, Ben Emmerson, pretendoi se shërbimet sekrete serbe edhe në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë, kanë ndërhyrë në dëshmi, duke i ndryshuar ato dhe kanë kanosur dëshmitarët.
Avokatët e mbrojtjes thanë se duan të dinë nëse marrja e materilave nga Serbia do të cenojë besueshmërinë e Dhomave të Specializuara.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Sipas aktakuzës fillestare, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999. Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.
Më 10 maj, Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas versionit të ndryshuar të aktakuzës, në fshatrat Budakovë dhe Semetishtë të Suharekës, dyshohet që ndërmjet 4 qershorit 1998 dhe shtatorit 1998, të paktën 12 persona janë ndaluar në qendra ndalimi.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se në fund në fund të qershorit dhe fillim të korrikut të vitit 1999,pjesëtarë të UÇK-së ndaluan “të paktën tre persona pa proces të rregullt ligjor në një seli të UÇK-së, të vendosur në ndërtesën e një ish-shkolle dhe konvikti në Gjilan”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

 

Etiketa: kosoveUCK

Të Lidhura

Rezervoi takim online, 22-vjeçari përdhunohet nga transgjinori

Rezervoi takim online, 22-vjeçari përdhunohet nga transgjinori

nga 27
16:51 | 04/02/2023
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një 22-vjeçar pretendon se është përdhunuar nga një transgjinor...

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

nga 27
19:43 | 03/02/2023
0

Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës...

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

nga 27
18:45 | 03/02/2023
0

Edhe sot në Kuvendin e Serbisë ka pasur debate të nxehta mbi çështjen e Kosovës mes presidentin serb dhe opozitës....

Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

nga 27
14:56 | 31/01/2023
0

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka shprehur mbështetjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Siç...

Para
U kap në shtëpinë e barit prej 135 mijë euro, dënohet 31-vjeçari shqiptar në Angli (Emri)

U kap në shtëpinë e barit prej 135 mijë euro, dënohet 31-vjeçari shqiptar në Angli (Emri)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në kulmin e acarit, fshatrat e Fierit pa energji –

Në kulmin e acarit, fshatrat e Fierit pa energji –

12:49 | 06/02/2023
VIDEO/ Gra me fëmijë që bërtasin, pamje lemeritëse nga Turqia –

VIDEO/ Gra me fëmijë që bërtasin, pamje lemeritëse nga Turqia –

12:41 | 06/02/2023
Rama do të përfundojë si Mc Gonigal –

Rama do të përfundojë si Mc Gonigal –

12:39 | 06/02/2023
Nëna rreh të bijën në Korçë, ndërhyn policia

Zhduket 67 vjeçari nga Delvina –

12:33 | 06/02/2023
Nuhati takimet me Ramën –

Nuhati takimet me Ramën –

12:29 | 06/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Në kulmin e acarit, fshatrat e Fierit pa energji –
  • VIDEO/ Gra me fëmijë që bërtasin, pamje lemeritëse nga Turqia –
  • Rama do të përfundojë si Mc Gonigal –
  • Zhduket 67 vjeçari nga Delvina –
  • Nuhati takimet me Ramën –
  • Probleme në horizont për klubin e njohur anglez –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në kulmin e acarit, fshatrat e Fierit pa energji –
  • VIDEO/ Gra me fëmijë që bërtasin, pamje lemeritëse nga Turqia –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com