Shumë çifte zgjedhin mënyra origjinale për të celebruar martesën. I tillë është dhe rasti i Orkida Kurti dhe Klaudio Mukaj të cilët zgjodhën të mbjellin një pemë kumbulle të kuqe në Parkun e Madh si simbol të dashurisë së tyre.
I urojmë çiftit të ri një jetë të lumtur sëbashku e po aq të bukur sa dhe pema që i dhuruan Parkut! Shpresojmë që historia e tyre të frymëzojë çifte të tjera për t’u bërë pjesë e nismës “Dhuro një pemë”.
http://top-channel.tv/2018/01/15/mbollen-dashurine-ne-kodrat-e-liqenit/?foto=3#g