Bild raportoi këtë të enjte se qeveria federale në Gjermani ka identifikuar plot 549,209 raste personash të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil por ende vazhdojnë të jetojnë në Gjermani.
Pjesa më e madhe e tyre janë nga Turqia(rreth 77.600) më pas nga Kosova(68,549) dhe pjesa tjetër nga Serbia(50.817) edhe pse Serbia dhe Kosova në vitin 2014 u shpallën vende të sigurta nga qeveria gjermane.
Rreth tre të katërtat e këtyre personave kanë jetuar në Gjermani më shumë se gjashtë vjet.