Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk ka shprehur ende një qëndrim zyrtarë në lidhje me ligjin e importit të mbetjeve, por shtoi se për çështje të tilla duhet të prevalojë gjithmonë interesi i qytetarit.
“Këshilltarët juridikë po punojnë dhe po përgatisin takim konsultues me përfaqësues të shoqërisë civile. Preferoj që për çështje të tilla të ezauroj një konsultë sa më të gjerë të jetë e mundur përpara se të mbaj një qëndrim. Çështje të tilla madhore që lidhen me interesat e qytetarëve duhet t’i fokusojmë në rrugën e zgjidhjes së interesit të publikut. Sovrani është qytetari dhe interesi i tij duhet të prevalojë”, tha Nishani.
Presidenti Nishani u pyet për këtë çështje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.