Mbërrin avioni i parë me 150 turistë nga Bjellorusia

Duhet të lëçisni

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen para kohe nga jeta të gazetarit: I jam pranë familjes

Kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena. Gazetari humbi betejën me Covid në moshën...

Kishin bërë gati 10 kg kanabis për të shitur, pranga të riut në Fier, në kërkim autori tjetër

Sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike në Fier, ndërsa në pranga ka rënë një i ri. Në kuadër të operacionit të koduar “Hoxhara” u arrestua...

Tabaku: 70% e shkollave dhe kopshteve të Tiranës pas tërmetit, nuk janë rindërtuar

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka nxjerrë të tjera fakte për procesin e rindërtimt në Tiranë. Këtë herë bëhet fjalë për institucionet arsimore në...

U hap vetëm për plazhin, mbyllet Bypassi i Vlorës

Mbyllet Bypass i Vlorës. Pas hapjes provizore për shkak të sezonit turistik tashmë ky segment rrugor do të qëndrojë i mbyllur. Ende nuk ka...

Mbërriti sot në orët e para të mëngjesit, në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 150 turistë nga Bjellorusia, të cilëve iu rezervua një pritje e veçantë nga stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, institucion në varësi të Minitrisë së Zhvillmit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Në një ceremoni festive bazuar në traditat mikpritëse shqiptare, iu urua sot mirëseardhja turistëve bjellorusë. Ky është grupi i parë i turistëve nga ky shtet që vijnë në Shqipëri. Vetëm pak ditë më parë më 9 qershor mbërriti çarteri i parë me turistë nga Ukraina. Është kompania Aler Travel e cila ka zgjedhur pikërisht këtë treg rusishtfolës për t’i sjellë në Shqipëri, pas një promovimi intensiv që është bërë nga Ministria e Turizmit në këto vende për bukuritë e Shqipërisë. 
 Menjëherë pas vendimit të Qeverisë Shqiptare për heqjen e vizave gjatë sezonit turistik për një sërë vendesh, përfshi dhe ato rusishtfolëse, janë ndjerë efektet e para të bumit të turistëve nga këto vende.
Kompania Aler Travel do të vijojë të sjellë çdo javë turistë nga Bjellorusia dhe Ukraina deri në fund të muajit shtator. Vetëm nga Ukraina pritet të vijnë këtë vit rreth 8000 turistë.
Ndërkohë që sfida e Shqipërisë është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore. Ulja e TVSH së Turizmit nga 20% në 6% pritet të sjellë një bum të ardhurash për këtë industri dhe shtimin e investimeve për zgjerim të strukturave akomoduese dhe përmirësim të shërbimeve të tyre. 
Synimi në këtë sektor nuk është më thjesht rritja e numrit të turistëve, por ofrimi i shërbimeve cilësore, zgjatja e kohës së qëndrimit të turistëve, në mënyrë që ata të shpenzojnë më shumë dhe të kthehen sërish.

/monitor/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen para kohe nga jeta të gazetarit: I jam pranë familjes

Kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena. Gazetari humbi betejën me Covid në moshën...

Kishin bërë gati 10 kg kanabis për të shitur, pranga të riut në Fier, në kërkim autori tjetër

Sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike në Fier, ndërsa në pranga ka rënë një i ri. Në kuadër të operacionit të koduar “Hoxhara” u arrestua...

Tabaku: 70% e shkollave dhe kopshteve të Tiranës pas tërmetit, nuk janë rindërtuar

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka nxjerrë të tjera fakte për procesin e rindërtimt në Tiranë. Këtë herë bëhet fjalë për institucionet arsimore në...

U hap vetëm për plazhin, mbyllet Bypassi i Vlorës

Mbyllet Bypass i Vlorës. Pas hapjes provizore për shkak të sezonit turistik tashmë ky segment rrugor do të qëndrojë i mbyllur. Ende nuk ka...

Grekët në grevë, bllokohet lëvizja e trageteve Sarandë-Korfuz

Ditën e sotme është bllokuar lëvizja e trageteve të linjës Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas. Sipas burimeve nga pala greke e Korfuzit punonjësit shëndetësorë që bëjnë tamponët...