Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj.
Tashmë janë hapur edhe qendrat e votimit në këto komuna.
Situata aktuale është e qetë dhe gjithçka po shkon sipas planit të paraparë, ndërsa vërehet numër jo i madh i qytetarëve, sidomos në zonat e banuara me shqiptarë, të cilët kanë dalë në mëngjes për ta ushtruar detyrën e tyre të votës.
Policia e Kosovës gjithashtu po qëndron afër këtyre qendrave, sidomos atyre alternative, të cilët po vëzhgojnë situatën nga afër.
KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.
The post Mbahen zgjedhje në veri të Kosovës, KQZ del me njoftim appeared first on 27.










