Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun –

22:34 | 27/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Anglezët e Crystal Palace mposhtin Rayo Vallecanon e Madridit dhe shpallen kampion –

Shëngjin/ Aksident në zonën e Kënallës, tre persona përfundojnë në spital –

Negociatat me BE/ Ja 10 kapitujt që Shqipëria mund të mbyllë brenda 2026-ës! Testi final, drejtësia dhe antikorrupsionit –

“Do të hapim dyert për prurje të reja”, mesazhi i Sali Berishës për “reformimin” e PD-në –

Ashtu, si tek romani “Piramida” i Ismail Kadaresë, udhëheqësit tanë ndërtojnë pa fund ndërtesën e tyre të pushtetit të përjetshëm. Nuk u dhimbsen nënshtetasit që vuajnë nga regjimi, por gërrmojnë monumentin e tyre. Puna e fundit është një tender i zhvilluar nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, me vlerë 712 milionë lekë për rikonstruksionin e bodrumit të Këshillit të Ministrave.

Qysh në shtator 2013, kur hyri në selinë e Kryeministrisë, Edi Rama vazhdon rikonstruksionin e zyrave.

Në një set fotografish të ekspozuara nga kryetari i qeverisë, në 2013, tregohej amortizimi dhe lënia pas dore e ambienteve të ndryshme, si zyra, salla të pritjes, salla konferencash etj.

Ndërkaq fotot flisnin edhe për një ndërhyrje tashmë konkrete për rikonstruksion të këtyre hapësirave.
E para që i është nënshtruar ndërhyrjes, është salla e mbledhjeve të qeverisë, e cila, sic e tregojnë dhe pamjet, ka pësuar thuajse një tjetërsim.

Këto punime i inspektonte edhe vetë Kryeministri.
Në krah të Ramës në atë kohë u vunë re arkitektë të njohur dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të tij.

Nuk u bë fare tender, por u aktivizuan biznesmenë vullnetarë dhe donatorë, që ishin klientë të Ramës qysh nga koha kur mbante postin e kryetarit të bashkisë.

Në fakt, Edi Rama e ka trashëgimi familjare të lërë gjurmë në këtë godinë. Në krahun e djthtë të fasadës është një basoreliev që u vendos aty në kohën e Enver Hoxhës. Autori ishte babai i Edi Ramës, skulptor dhe sekretar i Presidiumit të Kuvendit, Kristaq Rama.

Tashmë i erdhi radha Ramës së ri të bënte ndryshime. E vetmja punë me vlerë në atë kohë, ishte shembja e murit rrethues.

Pa u mbyllur mirë këto rregullime, në 1 qershor 2015, nisi një projekt i madh. Kati i parë i Kryeministrisë u përfshi nga një rikonstruksion total. Sic thuhej, qëllimi ishte të bëhej i aksesueshëm për publikun.

E gjithë hapësira, dritaret e së cilës shohin nga bulevardi kryesor, u nda në 3 pjesë.

Një aspekt i punimeve është  kthimi në identitet, që do të thotë se projekti ruan gjurmën historike, nga mermeri origjinal, tek format e përdorura nga arkitektët italianë.

Paralelisht me këtë, Galeria Kombëtare e Arteve u mbyll për rikonstruksion, i cili nuk ka mbaruar akoma deri më sot. Qëllimi i Ramës ishte të shpallte veten kryeartist dhe të seleksiononte ata që donte për të eskpozuar veprat.

Falma Fshazi, drejtore e Njësisë të Hulumtimit dhe Komunikimit, shpjegonte detajet e projektit të sallës COD.

“Vihet në shërbim të artistëve shqiptarë, nga Ballkani dhe të huaj, për t’i dhënë publikut një hapësirë më tepër për t’u gjetur me artin, por veçanërisht me artin dhe mendimin kritik”, tha në atë kohë Falma Fshazi.

Kur u hoq muri rrethues dhe u rikonstruktua kati i parë kjo u quajt Qendra për Hapje dhe Dialog – COD)

Ndërsa një tjetër hapësirë i është kushtuar arkivit dixhital të Kryeministrisë. Po ashtu, u shtua edhe një Bibliotekë.

Dhe më e rëndësishmja, Rama thoshte se këto transformime bëheshin pa asnjë kosto për buxhetin e shtetit. Ato financoheshin totalisht nga sponsorë, që përfshijnë institucione ndërkombëtare dhe kompani private. Kryeministri nuk e bëri kurrë publike listën e tyre, por këta njihen. Një pjesë janë bërë public nga opozita. Më vonë u shpërblyen me resorte, koncesione dhe leje kullash.

Nga ana tjetër, buxheti i shtetit nisi të rëndohej cdo vit me zërin rikonstruksion në Kryeministri. Vetëm në vitin 2017, buxheti i Këshillit të Ministrave shpenzponte 224 milionë lekë të reja.

Selia e qeverisë do të mbetej vazhdimisht nën rikonstruksion. Tërmeti i nëntorit 2019 nxori në pah cilësinë e dobët të punimeve që kryheshin aty.

Në sallën dopio-volum të hartave, strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje.

Për ironi të fatit, nuk kishin kaluar as dy vjet, nga ndërhyrja në dy katet e poshtme – përfshi bazamentin. Ato u përforcuan në pikëpamje konstruktive dhe duhet të ishin sjllë në normë sizmike. Tani kjo sallë e bukur, po i nënshtrohej sërish rehabilitimit dhe përforcimit me fibra karboni.

Ndërkaq, një projekt faraonik do të shpallej në vitin 2022. Përsëri ishte Fondi Shqiptar i Zhvillimit që firmoste letrat. Institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli, merret vazhdimisht me zbërthimin dhe projektimin e ëndrrave të Ramës.

Vepra ishte një kopsht i varur si në Babiloni, që vendosej në oborrin e brendshëm të Kryemnistrisë. Megjithatë u pagëzua me emrin “Eden”, si kopshti i përmendur tek Zanafilla në Bibël.

Kjo strukturë apo instalacion kushtoi plot 4.3 milionë euro.

Ndërsa këto ditë, në vijim të transfomimit të Kryministrisë, Dritan Agolli ka ndarë një shumë mbi 712 milionë lekë për të rehabilituar sërish bodrumin e Këshillit të Ministrave.

Tenderi klasifikohet në kuadër të “investimeve për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë”. Nuk është ndonjë projekt turistik apo park fotovoltaik, që janë në modë, por është bodrumi në godinën e Këshillit të Ministrave.

A mund të jetë ky tender një përgatitje për Luftën e Tretë Botërore? Kryeministri mund të ketë informacione dhe po i del të keqes përpara.
Objekti i tenderit është “rikonstruksioni i hapësirës teknike në bodrumin e Kryeministrisë”.

Sipas preventivit të punimeve, bodrumi do të përforcohet me hekur dhe beton përpara se të kryhen instalime për gjithcka.

Sistemi elektrik do të jetë i pajisur me gjeneratorë, panele komandimi për fikjen e zjarreve, sensorë për temperaturën dhe lagështirën. Do të ketë sistem akses kontrolli për dyert e blinduara, sisteme ventilimi, kamera speciale, njësi e trajtimit të ajrit, dhe deri tek mobilimi i zyrave. Madje është menduar edhe për ujin. Brenda bodrumit do të vendoset një depozitë e madhe uji.

Shpërdorimi i cmendur i parave të taksapaguesve tashmë nuk është gjë e re, por e vecantë është zgjedhja e personit që do të merret me bodrumin.

Tenderi është me risk korrupsioni dhe për këtë është shënuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania.

Pasi janë skualifikuar të gjitha ofertat më të ulëta, më datën 13 maj 2026, kompania “SENKA” shpk është shpallur fituese.

Kjo është kompania e biznesmenit nga Fieri, Ylli Senka.

Në listën kompanive pjesëmarrëse ka shumë emra të fuqishëm dhe oligarkë pranë qeverisë, por është zgjedhur Senka.

Ndërkohë Senka përfshihet në hetimet që SPAK, ka iniciuar ndaj ish-zv/kryeministres së Belinda Balluku. Prokurorët kanë përparuar në marrjen në pyetje të disa biznesmenëve që kanë përfituar në disa nga Lotet e ndërtimit të Unazës së Madhe.

Nisja e fazës së pyetjes së biznesmenëve është kryer menjëherë pas zhvillimit të kontrolleve në bizneset e tyre dhe sekuestrimin e aparateve telefonike dhe paisjeve të tjera kompjuterike.

Shumë nga këto paisje tashmë janë kqyrur dhe njëherësh janë çuar për ekpertim kompjuterik në laboratorin e ekspertizës kibernetike në SPAK.

I pari që është thirrur për të dëshmuar është biznesmeni Ram Geci, i cili u paraqit në SPAK dhe u mor në pyetje nga një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndërkohë rradha për të marë fletë-thirjen nga SPAK është tek biznesmenët e tjerë, të cilët kanë zhvilluar bisedime apo dhe takime me ministren e Transportit dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Lista e biznesmenëve dhe zyrtarëve të ministrisë që do pyeten në SPAK është e gjatë. Mes tyre renditet edhe Ylli Senka..

Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e posaçme, disa nga biznesmenët e mësipërm kanë marë takim me ministren Balluku, me qëllim ndarjen e loteve që do fitonin për kryerjen e punimeve në ndërtimin e Unazës së Madhe.

Tenderi për “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5, sipas dosjes së SPAK, është paracaktuar tek Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “G.P.G. COMPANY” në pronësi të Gëzim Dani dhe Paqsor Buzi nga Fieri dhe “SENKA” e Ylli Senka nga Fieri me vlerë 1 miliard e 802 milion lekë.

Dyshimet janë se Bodrumi i qeverisë po i jepet Ylli Senkës si mjet “qetësues”, ndërkohë që duhet të flasë në SPAK për aferat me Ballukun.

gijotina.com/

Të Lidhura

Anglezët e Crystal Palace mposhtin Rayo Vallecanon e Madridit dhe shpallen kampion –

Anglezët e Crystal Palace mposhtin Rayo Vallecanon e Madridit dhe shpallen kampion –

nga 27
23:12 | 27/05/2026
0

Në pjesën e parë, pas një fillimi më të mirë të sfidës të Crystal Palace, Rayo Vallecano e balancoi atë...

Shëngjin/ Aksident në zonën e Kënallës, tre persona përfundojnë në spital –

Shëngjin/ Aksident në zonën e Kënallës, tre persona përfundojnë në spital –

nga 27
22:44 | 27/05/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Kënallës në Shëngjin, ku janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Audi”...

Negociatat me BE/ Ja 10 kapitujt që Shqipëria mund të mbyllë brenda 2026-ës! Testi final, drejtësia dhe antikorrupsionit –

Negociatat me BE/ Ja 10 kapitujt që Shqipëria mund të mbyllë brenda 2026-ës! Testi final, drejtësia dhe antikorrupsionit –

nga 27
22:02 | 27/05/2026
0

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të procesit të integrimit europian. Me organizimin mbrëmë në Bruksel të Konferencës...

“Do të hapim dyert për prurje të reja”, mesazhi i Sali Berishës për “reformimin” e PD-në –

“Do të hapim dyert për prurje të reja”, mesazhi i Sali Berishës për “reformimin” e PD-në –

nga 27
21:00 | 27/05/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi një proces transformimi dhe riorganizimi të forcës politike që drejton, gjatë mbledhjes së...

Para
Shëngjin/ Aksident në zonën e Kënallës, tre persona përfundojnë në spital –

Shëngjin/ Aksident në zonën e Kënallës, tre persona përfundojnë në spital -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Anglezët e Crystal Palace mposhtin Rayo Vallecanon e Madridit dhe shpallen kampion –

Anglezët e Crystal Palace mposhtin Rayo Vallecanon e Madridit dhe shpallen kampion –

23:12 | 27/05/2026
Shëngjin/ Aksident në zonën e Kënallës, tre persona përfundojnë në spital –

Shëngjin/ Aksident në zonën e Kënallës, tre persona përfundojnë në spital –

22:44 | 27/05/2026
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun –

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun –

22:34 | 27/05/2026
Negociatat me BE/ Ja 10 kapitujt që Shqipëria mund të mbyllë brenda 2026-ës! Testi final, drejtësia dhe antikorrupsionit –

Negociatat me BE/ Ja 10 kapitujt që Shqipëria mund të mbyllë brenda 2026-ës! Testi final, drejtësia dhe antikorrupsionit –

22:02 | 27/05/2026
“Do të hapim dyert për prurje të reja”, mesazhi i Sali Berishës për “reformimin” e PD-në –

“Do të hapim dyert për prurje të reja”, mesazhi i Sali Berishës për “reformimin” e PD-në –

21:00 | 27/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Anglezët e Crystal Palace mposhtin Rayo Vallecanon e Madridit dhe shpallen kampion –
  • Shëngjin/ Aksident në zonën e Kënallës, tre persona përfundojnë në spital –
  • Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun –
  • Negociatat me BE/ Ja 10 kapitujt që Shqipëria mund të mbyllë brenda 2026-ës! Testi final, drejtësia dhe antikorrupsionit –
  • “Do të hapim dyert për prurje të reja”, mesazhi i Sali Berishës për “reformimin” e PD-në –
  • Shqiptari plagos me armë pakistanezin, ndjekje si në filma rrugëve të Athinës, 3 në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Anglezët e Crystal Palace mposhtin Rayo Vallecanon e Madridit dhe shpallen kampion –
  • Shëngjin/ Aksident në zonën e Kënallës, tre persona përfundojnë në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com