• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mavraj: Në Greqi më përbaltën emrin dhe vlerat, ja pse vendosa të kthehem në Gjermani

17:17 | 03/01/2019
në Sport
0

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, i dha fund aventurës në futbollin grek pas vetëm disa muajsh.

32-vjeçari e mbylli me Arisin e Selanikut dhe tashmë do të nisë një aventurë të re me Ingloshtadin në Ligën e Dytë gjermane. Shqiptari do të firmosë me skuadrën e re për 1 vit e gjysmë, por me opsion për edhe një tjetër vit.

Lexo edhe

Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën

Partizani zhgënjen edhe ndaj Egnatias

Mashtrimi financiar që shkatërroi kampionin Usain Bolt

300 mijë euro ka paguar klubi gjerman për shërbimet e Mavrajt. Në një prononcim për “Telesport”, kapiteni i Kombëtares ka zbuluar edhe motivin e “divorcit” me verdhezinjtë.

“Anulova kontratën me Aris dhe do të firmos me skuadrën e Ingolshtad, në Gjermani. Do të bashkohem me klubin në Spanjë më pas për fazën përgatitore. Arsyeja pse largohem është, sepse e kam ndjerë veten shumë të mosrespektuar. U folën shumë gjëra, por asnjëherë për futboll dhe për mua si futbollist. U fol për gjëra që nuk kanë të bëjnë me futbollin dhe paraqitjet në fushë, por thashetheme.

Më rënduan si profesionist dhe si lojtar, pasi kur vendosa të transferohem në Greqi e bëra për të ndihmuar një klub që besoi te unë. Të gjitha më pas e vështirësuan situatën. U ballafaqova me gjëra jo serioze. Mungoi mirësjellja edhe kundrejt punës time. Këto janë shkaqet që nuk më lejuan të jap më të mirën.

Nuk mund të them se janë të pakënaqur për mua, pasi më kanë vlerësuar, por rryma të ndryshme kanë ndikuar. Këto gjëra, si futbollist, nuk i pranoj dot. Të prishet emri dhe vlerat e mia si lojtar. Nuk i shes dhe nuk i ndërroj vlerat për askënd. Nuk është komunikuar asnjëherë nga klubi që do të më largojnë. Kjo është një arsye e madhe që u mërzita, pasi gazetat e morën vesh përpara të gjithëve.

Madje, në një bisedë që kam pasur me trajnerin më tha se më shpejt iki unë se sa ti si lojtar, por në anën tjetër luhej pas krahëve. U mërzita shumë që emri im u bë si një lodër edhe në media… Këtu lindi ideja për t’u larguar dhe erdhi oferta nga Gjermania”, u shpreh Mavraj për “Telesport”.

32-vjeçari nuk nguroi të zbulonte edhe oferat e mbërritura, teksa tregoi edhe arsyen pse vendosi të rikthehej në futbollin gjerman.

“Kisha oferta të ndryshme, edhe nga Emiratet, por profesionalizmi dhe serioziteti gjerman janë pikat e forta që më kanë bindur gjithmonë, ndaj edhe zgjodha Ingolshtadin. Ndoshta duket si kthim mbrapa, por nuk është kështu.

Më duket e njëjta histori me Hamburg, kur vështirësitë ishin të mëdha, por mundësitë ekonomike nuk mungonin. Kështu e shoh edhe Ingolshtad, si një trampolinë që, pse jo, të ngjitem me ata drejt elitës në Bundesligë. Objektivi është që të jap më të mirën për të siguruar mbijetesën këtë sezon dhe besoj se mund t’ia dalim, pasi edhe te Hamburgu e arritëm atë gjë. Nuk kam dëshirë të them asnjë fjalë të keqe për Arisin, tifozët dhe futbollin grek. Por, vlerat e mia personale dhe si lojtar nuk lejoj që të më përbaltë askush në botë”, përfundoi kapiteni i Kombëtares.

mergim mavraj

Mavraj

mavraj

mavraj

Etiketa: futbollistgjermaniGreqiMërgim Mavraj

Të Lidhura

Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën

Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën

nga 27
22:46 | 30/01/2023
0

Superliga shqiptare mbylli javën e 19-të, teksa këtë të hënë u zhvilluan tre duele. Në 13:00 Laçi fitoi 4-3 në shtëpi kundër Teutës....

Partizani zhgënjen edhe ndaj Egnatias

nga 27
21:26 | 30/01/2023
0

Partizani ndalet në shtëpi nga Egnatia. Të kuqtë barazuan 1-1 me rrogozhinasit dhe humbin një shans ideal për të ngushtuar...

Miliona dollarë “avullojnë”, grabitet llogaria e Usain Bolt –

Mashtrimi financiar që shkatërroi kampionin Usain Bolt

nga 27
18:26 | 30/01/2023
0

“Ku shkuan paratë?”, është pyetja djeg buzët e të gjithë xhamajkanëve dhe më të famshmit prej tyre, Usain Bolt, legjenda...

Zarf me plumb në selinë e Sampdorias

Zarf me plumb në selinë e Sampdorias

nga 27
17:58 | 30/01/2023
0

Një letër kërcënimesh e shoqëruar me një plumb u dorëzua në selinë e Sampdorias. Zarfi kishte edhe një mesazh të...

Para
Deputeti i PD: Pse Meta nuk duhet ta dekretojë ministrin e ri të Jashtëm

Deputeti i PD: Pse Meta nuk duhet ta dekretojë ministrin e ri të Jashtëm

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

FOTO/ Bashkisë Durrës ‘i plasin ujërat’ –

FOTO/ Bashkisë Durrës ‘i plasin ujërat’ –

14:18 | 31/01/2023
Qeveria po tallet me studentët –

Prioriteti i Ramës, të varfërojë shqiptarët –

14:16 | 31/01/2023
FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –

FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –

14:08 | 31/01/2023
Nëna rreh të bijën në Korçë, ndërhyn policia

EMRI/ I dënuar me burgim, arrestohet në Morinë 45-vjeçari –

13:54 | 31/01/2023
Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që… –

Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që… –

13:50 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • FOTO/ Bashkisë Durrës ‘i plasin ujërat’ –
  • Prioriteti i Ramës, të varfërojë shqiptarët –
  • FIFA e UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton në gjykatë –
  • EMRI/ I dënuar me burgim, arrestohet në Morinë 45-vjeçari –
  • Deputeti Korreshi për Zyrat Përmbarimore të Lushnjës: Dy vjet që… –
  • Të prerë për mosanëtarësimin e Suedisë në NATO –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • FOTO/ Bashkisë Durrës ‘i plasin ujërat’ –
  • Prioriteti i Ramës, të varfërojë shqiptarët –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com