Masat e reja anti-COVID, Nurellari: Qeveria Kurti riktheu kufirin mes shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masat e reja anti-COVID, Nurellari: Qeveria Kurti riktheu kufirin mes shqiptarëve

20:06 | 22/01/2022
në Kosove Rajon
0

Anëtari i Kryesisë PDK-së, Adri Nurellari, ka reaguar sot ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka vendosur që mos t’i lejojë qytetarët të hyjnë në Kosovë pa test PCR pavarësisht nëse i kanë dy doza të vaksinimit.

Përmes një postimi në Facebook, Nurellari thotë se partia populiste Vetëvendosja dhe lideri i saj karizmatik Kurti, e kanë ndërtuar karrierën opozitare duke u thirrur në bashkim kombëtar, mirëpo kur është në pushtet bën krejt të kundërtën përkundrejt bashkëkombësve.

“Sot u përsërit skena e dhimbshme dhe poshtëruese e kthimit në kufi të qytetarëve Republikës së Shqipërisë prej autoriteteve të Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dje pasdite ka miratuar masat të reja shtrënguese për luftimin e Pandemisë të cilat i ka vënë zbatim menjëherë për pak orë më pas, duke mos iu lënë kohë qytetarëve që të informoheshin, të përshtateshin apo të merrnin masa që do shmangnin këtë situatë fyese të bllokimit në kufi.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Partia populiste Vetëvendosja dhe lideri i saj karizmatik Kurti e ka ndërtuar karrierën opozitare duke u thirrur në bashkim kombëtar, mirëpo kur është në pushtet bën krejt të kundërtën përkundrejt bashkëkombasve. Me këtë sjellje ndaj shtetasve të Republikës së Shqipërisë dhe pjesës tjetër të kombit, Kurti nxjerr në pah hipokrizinë e tij të thellë e dëshmon se ai patriotizmin e ka përdorur vetëm si instrument elektoral” – shkruan Nurellari.

Sipas tij, vendet perëndimore të zhvilluara që kanë vendosur këtë rregullt të rreptë për shtetasit e huaj që kalojnë kufinjtë e tyre, numërohen me gishta. Ndërsa thotë se ky vendim është përsëritje e sjelljes së njëjtë shpërfillësie ndaj Republikës së Shqipërisë gjatë mandatit të parë qeverisës të Kurtit dy vjet më parë

“Vendet perëndimore të zhvilluara që kanë vendosur këtë rregullt të rreptë për shtetasit e huaj që kalojnë kufinjtë e tyre, numërohen me gishta. Kjo është një kërkesë e tepërt dhe e paarsyeshme pasi si Kosova ashtu edhe Shqipëria, vaksinën e tretë kanë nisur ta administrojnë në fillim të dhjetorit, pra vetëm para pak javësh. Pra edhe po të donin qytetarët që ta merrnin dozën e tretë, do e kishin të pamundur sepse nuk kanë kaluar mjaftueshëm muaj nga doza e dytë.

Ky vendim është përsëritje e sjelljes së njëjtë shpërfillësie ndaj Republikës së Shqipërisë gjatë mandatit të parë qeverisës të Kurtit dy vjet më parë. Gjatë muajve të parë të pandemisë ai e mbylli plotësisht kufirin me Shqipërinë ndërkohë që e la plotësisht të hapur me Serbinë. Të gjithë e mbajnë mend se si ai e dorëzoi sovranitetin mbi një pjesë të territorit e popullsisë në dorën e Beogradit duke lejuar qindra zyrtarë serbë që të hynin në Kosovë dhe të kujdeseshin për shtetasit kosovarë me kombësi serbe. Ndërsa serbët e Kosovës trajtoheshin në spitalet e Vranjës, Nishit e Beogradit dhe lejoheshin të  hynin e dilnin lirshëm nga kufiri i Kosovës, kufiri me Shqipërinë mbetej i bllokuar” – shkruan Nurellari.

Në vendimin e fundit të Qeverisë për masat anti-COVID thuhet se çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

-Certifikatën e vaksinimit me 3 doza (ose me një dozë të vaksinës, Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;

-Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Etiketa: Adri NurellariAlbin KurtiCOVID-19Shqiptarët

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Venecia ‘sfilit’ zikaltërit, Inter merr fitoren në minutën e ’90-të

Venecia ‘sfilit’ zikaltërit, Inter merr fitoren në minutën e ’90-të

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com