Mazhoranca dhe opozita kanë rënë sot dakord në komisionin e Reformës në Drejtësi për varësinë BKH-së
Byroja Kombëtare e Hetimit do të varet nga Prokuroria e Përgjithshme. Marrëveshja është arritur në bisedimet e sotme mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Reformës në Drejtësi.
Mosmarrëveshjet për varësinë e Byrosë së Hetimit, mbajtën peng miratimin e këtij institucioni për disa muaj me radhë. Komisioni i Venecias kishte rekomanduar që ky institucion i ri që do të ngrihet, të jetë në varësi të prokurorisë. Ndërkohë që drafti i qeverisë për Byronë e Hetimit parashikonte që ky institucion të varej nga Policia e Shtetit.