Marenglen Kasmi: Gjermanët hartuan pikat e marrëveshjes. Uran Butka: Fatkeqësi që edhe sot flitet me gjuhën e historiografisë komuniste – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marenglen Kasmi: Gjermanët hartuan pikat e marrëveshjes. Uran Butka: Fatkeqësi që edhe sot flitet me gjuhën e historiografisë komuniste

10:05 | 31/07/2018
në Uncategorized
0

75 vjet pas Konferencës së Mukjes, debate të ashpra mes historianit Butka dhe Kasmi.

Historiani Uran Butka dhe historiani Marenglen Kasmi kanë debatuar ashpër mbrëmë për atë që ndodhi në Konferencën e Mukjes 75 vjet më parë nga data 1 deri më 3 gusht 1943. Të ftuar të gazetarit Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”, Uran Butka paraqiti disa dokumente që i ka botuar së fundi në librin  “Marrëveshja e Mukjes, shans i bashkimit, peng i tradhëtisë” dhe që sipas tij arsyea kryesore e prishjes së konferencës ishte Kosova dhe qëllimi i Hoxhës për të marrë pushtetin që gjatë luftës.

Por, historiani Kasmi e hodhi poshtë këtë duke nxjerrë një dokument që botohet për herë të parë dhe që ai e bëri publike mbrëmë. Është një raport i detajuar i Legatës gjermane në Tiranë që informonte Berlinin për gjithçka që kishte të bënte me Konferencën e Mukjes, pjesëmarrësit, synimet dhe gjithçka që u arrit. Sipas Kasmit kjo tregonte, jo thjesht bashkëpunimin e Ballit Kombëtar me gjermanët, por kontrollin që kishin ndaj tyre. Madje, historiani shkoi deri atje sa tha që pikat e marrëveshjes qenë hartuar nga gjermanët. Kasmi tha që ekzsitone dhe një informacion tjetër që një nga eksponetët e Ballit, Vehbi Frashëri ka kontaktuar me gjermanët dhe u ka kërkuar atyre që në korrik të vinin në Shqipëri duke u treguar besimin e Ballit ndaj tyre.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

 

Historiani Butka e hodhi poshtë këtë përfundim duke thënë se është fatkeqësi që edhe sot flitet me gjuhën e historiografisë komuniste.

 

Butka e Kasmi debatuan ashpër për pasojat që solli prishja e Marrëveshjes së Mukjes. Sipas Butkës ishte vetëm Enver Hoxha që donte të merrte pushtetin që në luftë ai që e shkatërroi këtë marrëveshje në ndikimin e Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës. Ndërsa për Kasmin kjo nuk ishte e vërtetë, sepse fajtor për shkatërrimin e  marrëveshjes ishin ballistët, te cilët sipas tij edhe atëherë edhe tani bëjnë viktimën, por ishin ata që u interesonte prishja e marrëveshjes, sepse ata nuk luftonin pushtuesit.

Sipas proçesverbalit  të mbledhjes 74/1), të dyja këto organizata u përfaqësuan nga këta. delegatë:

Delegacioni   i Ballit Kombëtar                                    

Z Av.Hasan Dosti

Z.Mid’hat Frashëri

Av.Thoma Orollogai

Av.Skënder Muço

Komandant Hysni Lepenica

Prof.Isuf Luzaj

Komandant Kadri Cakrani

Major Rauf Fratari

Prof.Nexhat Peshkëpia

Av.Halil Mëniku

Kom.Ismahil Petrela

Prof.Vasil Andoni

Delegacioni  i Këshillit të Përgjithshëm NÇ

Major Abaz Kupi

N/Kolonel Jahja Çaçi

Kom.Myslim Peza

Dr.Ymer Dishnica

Z.Mustafa Gjinishi

Dr.Omer Nishani

Dr.Sulo Bogdo

Z.Stefan Plumbi

Z.Shefqet Beja

Z.Medar Shtylla

Z.Haki Stërmilli

Gogo Nushi

Deklarata të bëra për Konferencën e Mukjes

Nikolla Pano, historian shqiptaro-amerikan

Enver Hoxha dhe Komiteti Qendror i PKSH ishin të gatshëm të pranonin marrëveshjen, por u penguan nga Svetozar Vukmanoviç Tempo, ambasadori shëtitës i Titos në Ballkan i cili kishte rastisur gjatë kësaj periudhe në Sjhqipëri.

Bernd Fischer, historian nga SHBA

Qëndrimi i Enver Hoxhës për marrëveshjen e Mukjes i leverdiste Ballit Kombëtar dhe veç kësaj i sillte edhe një farë kapitali politik. Fundja, Balli Kombëtar nuk mund të mbahej kështu përgjegjës për prishjen e marrëveshjes.

Enver Hoxha, sekretar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë

…Mukjen ne e morëm për një gjë formale, ku do të venim më tepër t’i thoshim të katër të vërtetat në fytyrë Ballit dhe të lanim duart para popullit për veprimet që do bënim më vonë.

Harry Fultz, drejtor i Institutit amerikan në Tiranë

Balli Kombëtar ndoshta kërkonte ndonjë arsye për të prishur marrëveshjen, kur u bë e qartë se mund të kishte një shans për të punuar me gjermanët. Për këtë arsye qëndrimi i Hoxhës i leverdiste Ballit Kombëtar dhe veç kësaj i sillte edhe njëfarë kapitali politik.

Reginald Hibbert, oficer i shërbimit sekret anglez në Shqipëri

Grisja e marrëveshjes së Mukjes nga Hoxha e bëri të pamundur bashkimin dhe ishte kambana e luftës civile. Kjo ishte pika në të cilën lufta civile ndërmjet Frontit NÇL dhe BK u bë e sigurtë dhe e pakthyeshme.

Etiketa: Debati në Channel OnehistoriografiakomunisteMarenglen KasmiMarrëveshja e MukjesRoland QafokuUran Butka

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Xhamia më “pranë” Zotit, 3200 metra mbi nivelin e detit

Xhamia më "pranë" Zotit, 3200 metra mbi nivelin e detit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com