Maqedoni/ Sot pritet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni/ Sot pritet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

09:58 | 27/03/2017
në Shqiperi
0

Këtë të hënë pritet që në Kuvendin e Maqedonisë të zgjidhet përbërja e re e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe të vazhdohet seanca konstituive e lënë përgjysmë më 30 dhjetor për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, raporton Alsat.

VMRO-DPMNE-ja nuk ka dashur as sot të komentojë nëse do të mbështetë kandidatin e përfolur të shumicës së re parlamentare Talat Xhaferi ose do të propozojë emër të ri. Në rast obstruksionesh në zgjedhjet e kreut të Kuvendit, rregullorja parashikon që seanca për zgjedhjet e kryetarit të thirret nga 1/3 e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime ose me nismën e 20 deputetëve. Ish kryeministri Nikolla Gruevski këmbëngul në zgjedhje të reja së bashku me ato lokale.

“Zgjedhjet e reja të cilat sado qofshin të pa dëshiruara nga LSDM-ja, nënkuptojnë zgjidhje të sigurt për dalje nga kriza. Ato do të jenë referendum i qytetarëve për të ardhmen e shtetit. Organizimi i tyre nuk do të ketë asnjë harxhim shtesë ose humbje tjetër, pasi që në këto kohë ishin paraparë edhe zgjedhjet lokale”, tha Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Por nga LSDM thonë se zgjedhjet e fundit treguan vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë dhe se referendumi i vërtetë ndodhi më 11 dhjetor.
“67 deputetë të cilët i përfaqësojnë rreth 700 mijë qytetarë, presin që Kuvendi dhe Gjorge Ivanov të japin përgjegjësi për obligimet e tyre kushtetuese dhe të mundësojnë dhënien e mandatit. Nesër dhe ditëve në vijim presin qasje serioze të institucioneve të cilat duhet që patjetër të respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve dhe të mundësojnë zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe formimin e qeverisë së re”, thonë nga LSDM-ja.

Nga ana tjetër nuk ka kurrfarë detajesh se kur pritet të publikohet dokumenti të cilin vetë Nikolla Gruevski e paralajmëroi kohë më parë si mënyra e vetme për zgjidhjen e ngërçit politik. E pyetur nga Alsat, VMRO tha shkurt se për dokumentin do të informohemi në kohë. Kohë më parë Gruevski tha se ishte cështje ditësh bërja publike e dokumentit.
“Ky dokument nuk favorizon askënd as si parti politike dhe as si bashkësi etnike por ju ofron të gjithë partive që përmes pranimit të tij të dilet nga kriza politike por të ruhet uniteti i vendit dhe të mos shkohet drejt shkatërrimit të vendit tonë të cilën vështirë e kemi fituar”, deklaroi kohë më pare Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, pas zgjedhjeve të dhjetorit të kaluar dështoi në formimin e Qeverisë së re dhe që nga atëherë ka nisur fushatën kundër deklaratës së Përbashkët të partive shqiptare, e cila ishte edhe shkaku kryesor për të cilin presidenti Gjorge Ivanov refuzon të mandatojë liderin e LSDM-së Zoran Zaev për kryeministër të ri të vendit.

Etiketa: Kryetari i KuvenditMaqedoniNikolla GruevskiParlamentiVMRO-DPMNE

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Korçë/ Maskat dhunojnë 53-vjeçarin në banesën e tij, i marrin lekët në kasafortë

Korçë/ Maskat dhunojnë 53-vjeçarin në banesën e tij, i marrin lekët në kasafortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

10:48 | 14/03/2026
Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

10:34 | 14/03/2026
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

10:32 | 14/03/2026
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

10:26 | 14/03/2026
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore –

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center –

10:08 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –
  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –
  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –
  • Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center –
  • Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com