Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka cilësuar sajesë dixhitale të opozitës dëshminë e Albert Veliut mbi të vëllanë, Agron Xhafaj.
Ish-ministri Manjani duke komentuar këtë deklaratë thotë se nëse do të ishte kështu pse përse e dorëzoi vëllain në burg në Itali?!! Me një sajesë?!
Manjani shkruan: “Sajesë digiitale e opozitës”- paska thënë Ministri i Brendshëm.
Po mirë, le ta besojmë se është kështu siç thotë Ai, përse e dorëzoi vëllain në burg në Itali?!! Me një sajesë?!
Po “bashkëpunëtorin” si e gjetën kur ishte ende i pa njohur?! Mos ja tha gjë vëllai se kush është?!
Qesharakë dhe qaramanë!
Shpërfytyrim Rilindas!”