Manastirliu: Do përfshijmë dhe testet e shpejta, së shpejti 4 spitale Covid në Tiranë dhe ato rajonale! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manastirliu: Do përfshijmë dhe testet e shpejta, së shpejti 4 spitale Covid në Tiranë dhe ato rajonale!

11:06 | 29/10/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se së shpejti do të nisin edhe testet e shpejta të Covid-19, si dhe do të shtohen kapacitetet spitalore, ku do të ketë 4 spitale Covid në Tiranë dhe spitalet rajonale.

Nga foltorja e Kuvendit ku foli për situatën e rëndë të krijuar nga pandemia e koronavirusit, Manastirliu u ndal dhe tek akuzat e opozitës, duke thënë se ata po bëjnë ping-pong me situatën, duke mos ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm.

“Nga qershori deri më sot është katërfishuar numri i testeve, po përgatitemi të përfshijmë dhe testin e shpejtë, atë të antigjenit. Do t’i qëndrojmë deri në fund që do të shtojmë kapacitetet spitalore, duke vendosur 4 struktura në Tiranë dhe duke përfshirë gjatë dimrit edhe spitalet rajonale. Që e gjithë sakrifica e bërë të mos shkojë kot duhet që të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë luftë. Të gjitha masat që po ndërmarrim shkojnë në funksion të frenimit të përhapjes së virusit. Nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor, ndaj masat që jemi duke ndërmarrë sigurojnë që të mundemi të frenojmë epideminë. Por nëse nuk respektohen masat do të përballemi me kushtet se kush do të trajtohet i pari.

Read more

Do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka parë Shqipëria –

Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari! –

Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi –

Vila e ndërtuar në vitin 2000 rezulton tokë bujqësore në 2004! –

Shumë shkurt do të ndalem te situata, që po përjetojmë, në lidhje me pandeminë e Covid-19. Po citoj disa fjalë të kreut të OBSH, që thoshte se aty ku ka pasur përçarje politike në nivel kombëtar është vënë re një mungesë e madhe për shkencën, ndërsa rastet dhe fatalitetet shtohen. E kam përsëritur shpesh, thotë ai, se pandemia nuk është politikë. Këtu te ne pandemia është përdorur politikisht, që pa ardhur rasti i parë. Jo futboll, por ping pong politik e kanë bërë, duke shpallur dhe katastrofën, që nuk iu erdhi e nuk iu erdhi. Ndërkohë që ne nuk kemi ndalur për asnjë moment punën në këtë kohë shumë sfiduese. Ata që flasin nga tavolinat ku luajnë ping-pong u zgjuan dhe fillojnë e recitojnë. Ata s’duan ta kuptojnë se çdo vendim i qeverisë bazohet në vlerësimin e një komiteti ekspertësh. Me shtimin e rasteve pas hapjes strategjia e vjeshtë-dimrit përfshin rritjen e numrit të testimeve”, shtoi Manastirliu.

Etiketa: 4 spitale CovidMinistrja e ShëndetesisëOgerta Manastirliutestet e shpejtaTirane

Të Lidhura

Do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka parë Shqipëria –

Do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka parë Shqipëria –

nga 27
11:54 | 18/05/2026
0

Partia Demokratike nuk do të zhvillojë protesta gjatë muajit maj, kjo për shkak se është e angazhuar me organizimin për...

Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari! –

Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari! –

nga 27
11:26 | 18/05/2026
0

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, ka vlerësuar rëndësinë e gazetarisë si një institucion kyç për llogaridhënien dhe forcimin...

Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi –

Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi –

nga 27
11:06 | 18/05/2026
0

Janë paraqitur në GJKKO ish-vartësit e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ish-drejtuesi i KESH Erald Elezi dhe ish-kreu i ARRSH Gentjan Gjyli....

Vila e ndërtuar në vitin 2000 rezulton tokë bujqësore në 2004! –

Vila e ndërtuar në vitin 2000 rezulton tokë bujqësore në 2004! –

nga 27
10:58 | 18/05/2026
0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë, 18 maj, pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit...

Para

Kërcënohet me jetë Abazoviç, Mali i Zi kërkon dhe ndihmën e Interpolit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka parë Shqipëria –

Do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka parë Shqipëria –

11:54 | 18/05/2026
Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari! –

Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari! –

11:26 | 18/05/2026
Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi –

Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi –

11:06 | 18/05/2026
Vila e ndërtuar në vitin 2000 rezulton tokë bujqësore në 2004! –

Vila e ndërtuar në vitin 2000 rezulton tokë bujqësore në 2004! –

10:58 | 18/05/2026
Pacientët me kancer janë të dënuar me vdekje! Ministrja e Shëndetësisë mashtron –

Pacientët me kancer janë të dënuar me vdekje! Ministrja e Shëndetësisë mashtron –

10:50 | 18/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka parë Shqipëria –
  • Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari! –
  • Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi –
  • Vila e ndërtuar në vitin 2000 rezulton tokë bujqësore në 2004! –
  • Pacientët me kancer janë të dënuar me vdekje! Ministrja e Shëndetësisë mashtron –
  • Grabitet për herë të dytë biznesi në Pogradec, autorët marrin 2 milionë lekë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka parë Shqipëria –
  • Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com