Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka “braktisur” çadrën e PD për t’u zhvendosur në Gjirokastër, aty u zhvillua aktiviteti për Ditën e Europës.
Bregu është fotografuar pranë ish-ministrit të Çështjeve Vendore Bledi Çuçi, teksa dëgjonte fjalimin e Ramës, ku sigurisht nuk kanë munguar mesazhet politike për liderin e PD, Basha.
Deputetja Bregu është shprehur hapur kundër bojkotit të opozitës dhe duke qenë se ka qenë ish-ministrja e integrimit ka preferuar të mos e humbas një aktivitet të tillë.