Majko: Gëzuar Ponc Pilatë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Majko: Gëzuar Ponc Pilatë!

12:00 | 10/12/2016
në Uncategorized
0

Nga Pandeli Majko

Një senator amerikan në fillimin e viteve 90-të më intrigoi me mënyrën e tij të shpejguarit të “këndvështrimit” të politikës. Duke nxjerrë gishtin përpara syve ju drejtua sallës së mbushur me politikanë perëndimorë dhe mes të tjerave tha: “Krizat shpesh janë pasojë e moskuptimit të realitetit, sa edhe rezultat i komplikimit të së thjeshtës. Gishti që kam përpara syve mund të duket i ndryshëm i parë vetëm nga njëri prej tyre… i majti apo i djathti. Por në fund, ai është po i njëjti gisht!”

Ajo që po ndodh me realitetin në Shqipëri është pak a shumë e njëjta paralele. Me refuzimin e reformës në drejtësi vendi ynë është në një udhëkryq moral zgjedhjesh dhe zgjidhjesh.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Shpallja e ditës së zgjedhjeve të 2017-ës i ngjan më shumë një basti përballë sfidës që reforma e drejtësisë ka vendosur ndaj shoqërisë shqiptare.

Gjykata Kushtetuese është bërë në shumicë pjesë e lojës së politikës. Vetëm kaq do të ishte gjysma e së vërtetës. Veprimet dhe mosveprimet e saj kanë nxjerrë në dukje atë që po bën një pjesë e politikës. Po refuzohet Perëndimi duke përdorur vlerat e tij. Po përdoret respekti i tij për të mbrojtur paturpësinë. Shkurt, vendi ynë është në rrugën e dështimit bazuar në logjikë frike dhe qëllimi për të kontrolluar shtetin.

Ky është një dështim që refuzon Kushtetutën e shkruajtur dhe frymën e saj. Në fund ajo që do të mbesë do të jetë Shqipëria si model i “kapjes së shtetit”.

Lirimi kriminelëve, mbjellja industriale e hashashit, korrupsioni sistemik i politikës dhe gjyqtarët e prokurorët “sipërmarrës” janë bërë fenomeni shqiptar, i cili po fiton terren ndaj frymës së Reformës së Drejtësisë. Pa dashur të nxis pesimizmin janë të qarta thikat që po përgatiten që Reformën ta therrin si “gjel deti” për festat e fundvitit.

Nuk besoj se opinioni fundor për Ligjin e Vetingut të Komisionit të Venecias do të jetë ai që do të vendosë për Reformën e Dretësisë. Refuzimi i opinionit të i tij rrezikon të kryhet me termin juridik të “korrigjimit”. Ajo do të prodhojë atë që mbetet dhe është e vërteta e e vërtetë. Ai quhet Refuzimi i Perëndimit. Betimet dhe deklarimet janë pa vlerë. Në sytë e perëndimorëve ka që tani lodhje dhe ironi.

Në tryezën e gjykimit të “fundit”, Reforma e Drejtësisë është shtrirë për procedurën e turpit. E gjithë bota gri e tranzicionit shqiptar është duke pritur me ankth, më shumë se festat e fundvitit, shmangien e vëmendjes së publikut.

Dikur, senatori amerikan me gishtin lart i drejtohej sallës dhe fliste për tranzicionin postkomunist. Gishti i tij më është i frikshëm sot, pasi më kujton pamundësinë e shpjegimit për këtë që po ndodh me vendin ku rrisim fëmijët.

Ashtu si Jezu Krishtin, me të cilin njerëzimi shfajëson veten ende sot. Dikur me votë, Krishti humbi përballë rebelit Baraba. E vërteta është se krimi i kryqëzimit mbetet njerëzor. Pendesa megjithatë vazhdon edhe sot. Gëzuar Festat… Ponc Pilatë! Sigurisht.

Etiketa: BarabaJezu Krishtikapja e shtetitPandeli MajkoPonc PilatiRefuzimi i Perëndimitsenatori amerikanShqiperi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Majlinda Bregu: E ardhmja ime në PD, por jo duke u zvarritur

Majlinda Bregu: E ardhmja ime në PD, por jo duke u zvarritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho –

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho –

10:39 | 22/12/2025
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar –

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar –

10:23 | 22/12/2025
“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme –

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme –

10:11 | 22/12/2025
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë –

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë –

09:59 | 22/12/2025
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –

09:33 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho –
  • Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar –
  • “Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme –
  • Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë –
  • Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –
  • Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho –
  • Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com