Majko:Delet nuk meritojnë referendum – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Majko:Delet nuk meritojnë referendum

13:43 | 26/06/2016
në Uncategorized
0

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka bërë një shrkim në Facebook mbi Reformën në Drejtësi,me titull “Delet nuk meritojnë referendum”. 

Shkrimi vijon si më poshtë:

DELET NUK MERITOJNE REFERENDUM!…

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Vlen të shkruhet dhe rishkruhet se “pika 88” e vlerësimeve të Komisionit të Venecias e cila ka “bllokuar” aktualisht Reformën e Drejtësisë sipas opozitës shkruan: “Në se partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve, që do të vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), ata mund të zgjedhin një sistem proporcional zgjedhjeje, i cili i garanton opozitës përfaqësimin në këto organe kolektive ose çdo lloj modeli tjetër të përshtatshëm, i cili do t’i siguronte opozitës një ndikim të caktuar në procesin e zgjedhjes së tyre.”

Pyetja naive që mund të bëhet nga kushdo që e kupton shqipen e shkruajtur kur lexon këtë vlerësim me “numrin 88” është se cfarë nuk i përmbushet opozitës me këtë vlerësim të Komisionit të Venecias? Ajo që vlen të ripërsëritet si përgjigje fillon nga pjesa e parë e “pikës 88”: “Në se partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë…” Pra, gjithshka e “pikës 88” fillon me një kusht me “Në se…”-në që nuk e komenton asnjë opozitar sot. “Në se palët nuk bien dakord për NJE SHUMICë TE CILESUAR(!)…

O miq, vëllezër e motra, që nuk na keni votuar! Ne socialistët, mund të kemi një “thes” me probleme e të meta. Por, a mundet që oponentët tanë politikë (që kanë votën tuaj) ta shpejgojnë në shqipen e kuptueshme se :“KUSH ESHTE SHUMICA E CILESUAR QE PARTIA SOCIALISTE KA REFUZUAR?!”
Të dalë një i vetëm dhe të thotë shqip dhe qartë: – KERKUAM KETE SHUMICE TE CILESUAR DHE PARTIA SOCIALISTE E REFUZOI!
Ndjesën më të thellë dhe sic thotë fjala e vjetër “e hëngshim turpin me bukë” në se Partia Socialiste e ka bërë këtë! POR a e ka bërë?!
Përgjigja është një rrokëshe: JO!

Cfarë është kjo lodër fëmijësh me pikën 88 të Komisionit të Venecias që po kthen në budalla një opinion të tërë publik të vendit?! Kjo qenka arsyeja pse vendi ynë Shqipëria të shpallet shtet i dështuar dhe të bllokohet në “karantinë” për vite, pa hapur negociatat me Bashkimin Europian?!

Kemi kërkuar REFERENDUM që publiku të vendosë mbi diferencat që partitë politike kanë për reformën në drejtesi! Për ta realizuar referendumin duhet që ai të miratohet me 94 vota në Kuvend… Oponentët e Partisë Socialiste NUK PRANOJNE REFERENDUM! Duan “marrëveshje politike” mbi një “pikë 88” që nuk ka kuptim ashtu si e shpejgojnë ata!!!

Në Kuvend, të enjten e fundit, opozita doli në Kuvend me një KERKESE, tjetër, të padëgjuar në asnjë deklaratë të mëparshme, në tavolinat e punës së reformës apo në gjithë dokumentet me shkrim që kanë depozituar për këtë cështje… Tani opozita dëshiron që VERIFIKIMIN e gjykatësve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë sonë për pasuritë që kanë, për aftësitë profesionale dhe lidhjet e mundëshme me botën e krimit (VETING-u) të mos bëhet në bashkëpunim me ndërkombëtarët (për një periudhë të përkohshme tranzitore) (!) Shpejgimi i cili jepet nga opozitarët për këtë kusht të ri të fundit është “se preket sovraniteti i vendit”(!)
Këta që dje deklaruan kur Shqipëria u pranua në NATO se “Kjo është një mrekulli e lirisë”… thonë sot këtë?! Kjo është njëlloj si të thuash se në Shqipëri nuk duhet të vinë trupa të huaja të NATO-s apo që hapësira jonë ajrore të mos ruhet nga avjonët e Aleancës sepse “preket sovraniteti” i vendit(!)… A shkelin sovranitetin e Shqipërisë vendimet e Gjykatës së Strasburgut? Pyetje si këto ka mjaft për të kuptuar “shipërimin” e kësaj që ndodh.

Sot, lexova në media se opozita kërkon që në se nuk i plotësohet kërkesa e saj për pikën 88 të Komisionit të Venecias ajo do e kërkojë këtë tek votuesit në ZGJEDHJE të reja.
Jam dakord me arsyetimin e fundit. Shpresoj të jetë i fundit dhe të mos nxisë diskutime të mëtejshme qesharake.

Opinioni im personal është që le te shkojmë në zgjedhje dhe në referendum së bashku në një ditë. Ti bëjmë të qartë publikut dhe miqve tanë amerikanë dhe europianë sa seriozë jemi karshi kërkesave për reformën në drejtësi dhe pastaj për interesat politike të qeverisjes.

Për 6 muaj qeverisje më shumë, ne socialistët nuk mund t’ua lemë PENG vendin arsyetimeve të një opozite që di vetem cfarë nuk do.
Në se demokratët janë gati, ti ftojmë sëbashku votuesit të shkojnë tek kutitë e votimit dhe të vendosin për politikën dhe drejtësinë!

Populli ynë nuk është dele. Ai flet edhe kur hesht. Delet nuk meritojnë referendum! Shpresoj të kuptohet se cfarë vjen kur populli ynë vendos ta refuzojë trajtimin si “dele”!

Nuk ka gjë më të guximshme në politikë se të bësh “gjënë e gabuar” për arsyen e duhur dhe interesat e vendit! Kjo punë do burrëri! Për atë që beson se është, sigurisht. Të tjerat janë fjalë!

Etiketa: delet nuk meritojn referendumPandeli Majkoreforma ne drejtesishkrim ne fb

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Mariah Carey del vetëm me mbathje në tapetin e kuq

Mariah Carey del vetëm me mbathje në tapetin e kuq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com