Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur gazetares Ilva Tare në Ora news lidhje me pamjet e fimuara dhe të fotografuara, ku deputeti i partisë së tij, Gent Strazimiri kishte të ngjeshur një pistoletë në brez gjatë protestës së paradites tet parku i liqenit. Kryetari i opozitës nuk i beson fotove dhe pamjeve në media, sepse për të më shumë rëndësi ka fjala e ligjvënësit të armatosur. Basha thotë se armë nuk ka patur.
“Unë fola me Strazimirin në Komisariat dhe ai më tha se nuk kishte patur armë me vete.”
Kaq i mjafton kreut të PD-së, Basha, megjithëse deputeti i tij u shoqërua në Komisariat dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal për armëmbajtje pa leje.
Por, Lulzim Basha nuk u mjaftua me kaq në mbrojtjen e tij, madje thotë se fotoja, që ka bërë një shëtitje të madhe jo vetëm në rrjetin shqiptar, mund të jetë e montuar, duke thënë se qeveria publikon çdo ditë foto të manipuluara me “photoshop”.