Që pas dorëheqjes nga drejtimi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka udhëtuar më shumë jashtë vendit dhe pothuajse nuk ka qenë aspak aktiv në politikë. Por, një foto e publikuar së fundmi tregon se ai ndodhet në Shqipëri dhe sot po merr pjesë në dasmën e një çifti demokrat. Mesa duket, deputeti dhe ish-kryetari i forcës më të madhe opozitare është i ftuar special në gazimin e kësaj dite.
Siç shihet në këtë foto, Lulzim Basha shoqërohet nga deputetja Oriola Pampuri, e cila ishte ndër njerëzit e tij të afërt dhe nuk u reshtua me lëvizjen Berisha. Bashkë me miq të tjerë, ata kanë nderuar çiftin demokrat në ditën më të rëndësishme të tyre. Ish-kreu i demokratëve duket se i ka shijuar pushimet, Të paktën nga ngjyra e lëkurës, gjatë kësaj periudhe të ngjeshur tensionesh politike në Tiranë. Ish-kryeministri Berisha ka nisur një tur takimesh nëpër Shqipëri, ndërsa ish-presidenti Meta është angazhuar fuqishëm në lëvizjen opozitare.