Luks dhe korrupsion brenda zyrës së Edi Ramës/ Kush fshihet pas miliona euro investimesh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luks dhe korrupsion brenda zyrës së Edi Ramës/ Kush fshihet pas miliona euro investimesh

09:15 | 08/05/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ndërtesa e Kryeministrisë është kthyer gjatë qeverisjes Rama në një nga ndërtesat më luksoze në Shqipëri. Menjëherë posa erdhi në pushtet Edi Rama e rindërtoi këtë ndërtesë dhe e pajisi atë me pajisjet e sistemet më të fundit të teknologjisë, përmes kontributit “falas” të disa firmave ndërtimore, veçanërisht firmës Fusha shpk.

Por duket se investimet milionëshe në ndërtesën e Kryeministrisë nuk janë ndalur me kaq. Vetëm në pak më shumë se një vit, dhjetor 2017-prill 2019, në ndërtesë janë kryer punime restauruese me vlerë të paktën rreth 1,55 milionë euro.

Sipas të dhënave të botuara nga Open Data Albania, përpunuar nga Exit.al, kjo shumë i është paguar vetëm një kompanie, Ad-Star shpk:

Read more

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

— 11 dhjetor 2017: rreth 300 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë.

— 19 janar 2018: rreth 470 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë.

— 20 dhjetor 2018: rreth 450 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë.

— 18 janar 2019: rreth 300 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë.

— 30 prill 2019: rreth 40 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë.

Natyrisht, në ndërtesën e Kryeministrisë janë investuar më shumë se kaq përmes kompanive të tjera. Një tjetër investim për shembull është rreth 370 mijë euro në dhjetor 2018, për përmirësimin e sistemit të kondicionimit, përmes kompanisë ECS ECO Climate Solution. Rreth 100 mijë euro janë shpenzuar në të njejtën periudhë për pajise kompjuterash dhe elektronike.

Këto shpenzime luksoze ndodhin kur një nga pohimet më të rëndësishme të qeverisë është mungesa e fondeve publike për investime në shkolla dhe në art e kulturë, me anë të të cilit qeveria ka justifikuar skema të shtrenjta dhe të dyshimta koncesionare, përfshi shkollat pblike në Tiranë dhe ndërtesën e re të Teatrit Kombëtar.

Por në investimet në ndërtesën e Kryeministrisë bie në sy edhe një fakt tjetër i rëndësishëm: të gjitha punimet janë kryer nga një kompani thuajse e panjohur Ad-Star Shpk. Kjo kompani është themeluar në vitin 1994 në Gjirokastër dhe është e gjitha në pronësi të një individi, Alfred Çomo.

Kompania nuk ka dorëzuar rregullisht bilancet në Qendrën Kombëtare të Biznesit—ndonëse ka rreth 25 vite në treg; 10 vitet e fundit ajo ka dorëzuar vetëm bilancin e tre viteve: 2008, 2010 dhe 2014.

Të ardhurat e kompanisë në këto vite janë në rastin më të mirë disa qindra mijëra euro në total, ndërsa fitimet janë modeste dhe nuk i kalojnë 35 mijë eurot në vit.

Por befas në 17 muajt e fundit, pas kontratës së parë me për restaurimin e godinës së Kryeministrisë, kompania është bërë një kontraktor i rëndësishëm i institucioneve shtetërore.

Nga një vëzhgim i Exit.al në të dhënat e Open Data Albania, rezulton se kjo kompani ka marrë 6,33 milionë euro vetëm nga kontratat publike. Në të gjitha rastet ajo i ka fituar kontratat pa garë, me kontraktim të drejtpërdrejtë apo në procese ku nuk ka patur konkurrentë të tjerë.

Sikurse u shpjegua më sipër, Ad-Star ka përfituar rreth 1,55 milionë euro vetëm nga Këshilli i Ministrave.

Ajo ka përfituar rreth 1,18 milionë euro të tjera në tre tendera të bashkive Durrës, Përmet e Korçë, në periudhën dhjetor 2017 – prill 2019. Në të tre tenderat Ad-Star ka qenë konkurrente e vetme:

— Shtator 2017: Bashkia Durrës shpalli kompaninë Ad-Star fituese të tenderit për “Paraqitjen e konceptit së sondazheve arkeologjike për projektin Ndërtimi i shkollës Marie Kaçulini”, me vlerë rreth 10 680 euro.

— Mars 2017: Bashkia Përmet shpalli kompaninë Ad-Star fituese të tenderit për “Ndriçimin e gurit të Qytetit” me vlerë rreth 69 mijë euro.

— Në gusht 2016, Bashkia Korçë shpalli kompaninë Ad-Star fituese të tenderit për “Restaurimin e objekteve të pazarit Korçë, Loti2, ndodhet në : Pazari i vjetër i qytetit te Korçës”, me vlerë rreth 1,1 milionë euro.

Në po të njëjtën periudhë, rreth 3,6 milionë euro i ka fituar përmes 35 kontratave të ndryshme me institucione si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Ministria e Kulturës, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Shkolla e Administratës Publike.

Kthimi i menjëhershëm në kontraktor publik, në procese pa konkurrencë e një kompanie relativisht të panjohur, e cila nuk përmbush detyrimet ligjore për transparencë duke dorëzuar bilancet, të paktën, ngjall dyshime për klientelizëm dhe favorizim të padrejtë.

Është një tjetër rast që konfirmon prirjen e viteve të fundit kur garat publike në vend po fitohen nga një numër gjithnjë e më i vogël kompanish, pa garë dhe në shkelje të ligjit të konkurencës.

/exit.al/

Etiketa: edi ramakorrupsionKryeministria

Të Lidhura

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

nga 27
23:01 | 01/02/2026
0

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

nga 27
22:47 | 01/02/2026
0

Dokumente të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein hedhin dritë...

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

nga 27
22:33 | 01/02/2026
0

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht...

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

nga 27
22:15 | 01/02/2026
0

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen...

Para
100 vjedhje brenda dy muajve në Vlorë/ Banorët: Nuk kemi besim te policia, do bëjmë vetëgjyqësi

100 vjedhje brenda dy muajve në Vlorë/ Banorët: Nuk kemi besim te policia, do bëjmë vetëgjyqësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

23:01 | 01/02/2026
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

22:47 | 01/02/2026
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

22:33 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:15 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:13 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –
  • Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –
  • Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com